Foto ilustruese

Champions League/ Gjithçka duhet të dini për shortin e çerekfinaleve! La Liga rikthehet me tre skuadra, 'zhduket' Italia

14 Mars, 22:07| Përditesimi: 14 Mars, 22:10

  • Share

Champions League u njoh mbrëmjen e djeshme me tetë skuadrat çerekfinaliste. Përveç "zhdukjes" së skuadrave italiane, nuk pamë ndonjë surprizë të madhe në 1/8 e Champions League, çka do të thotë se gjigantët e futbollit europian e gjetën veten në top tetëshe.

Katër liga do të përfaqësohen në çerekfinale këtë vit. La Liga spanjolle me tre përfaqësues, Premier League angleze me dy, Bundesliga gjermane me dy dhe Ligue 1 në Francë me një, nderin e së cilës do e ketë sërish PSG.

Shorti për çerekfinalet do të hidhet të premten në orën 12:00 në Nyon dhe sipas traditës është shorti i hapur, që do të thotë se skuadrat nga i njëjti shtet mund të garojnë me njëra-tjetrën. Në të njëjtën kohë, do mësohen edhe çiftet që potencialisht do përballen në gjysmëfinale.

-Skuadrat që u kualifikuan në çerekfinale: Barcelona, Real Madrid, Atletico Madrid, Manchester City, Arsenal, Bayern Munich, Borussia Dortmund, Paris Saint Germain.

Kur do të luhen ndeshjet e mbetura të fazës eliminatore?

Ndeshjet e para të çerekfinaleve: 9/10 prill 2024

Ndeshjet e dyta të çerekfinaleve: 16/17 prill 2024

Ndeshjet e para të gjysmëfinaleve: 30 prill/ 1 maj 2024

Ndeshjet e dyta gjysmëfinale: 7/ 8 maj 2024

Finalja e Champions League do të zhvillohet më 1 qershor në stadiumin Wembley të Londrës.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?