Cristiano Ronaldo gjate ekzekutimit te 11-metershit ndaj Juves

Champions/ 'Hileja’ e lojtarëve të Juves, ja si e shkatërruan pikën e 11-metërshit para penalltisë

12 Prill 2018, 21:55| Përditesimi: 12 Prill 2018, 23:07

  • Share

Mungonin 40 sekonda nga përfundimi i kohës së rregullt i ndeshjes Real Madrid-Juventus dhe arbitri Michael Oliver i dha një penallti Blancos-ve.

Telekamerat e 'El Chiringuito Tv', gjatë protestave të juventinëve për faullin e vërshëllyer kundër Benatia, kanë kapur një skenar të kryer përreth pikës së bardhë të 11-metërshit.

Në video më parë Chiellini dhe më pas Szczesny shihen që shkojnë dhe shkelmojnë copëzën e dheut në pikën e penalltisë, ndërkohë që lojtarët e Real Madridit e rivendosën menjëherë më pas në vend.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?