Çfarë të vishni këtë verë? Pesë kombinime dhe këshilla nga blogerja Glanduela Zeka

29 Korrik 2019, 15:24| Përditesimi: 29 Korrik 2019, 15:43

  • Share

Kur vjen vera të gjitha vajzat kanë nje “problem” të përbashkët; Çfarë të veshin këtë verë? Me pak frymëzim dhe rroba të gjitha mund të vishen bukur, ndaj këtë herë kemi marrë këshillat e blogeres Glanduela Zeka. Duke u kujdesur që të përcjellë trendet e fundit, por edhe që i përshtaten personalitetit të gjithësecilit, Glanduela ka përzgjedhur 5 kombinime të përshtatshme të cilat mund ti veshim në momente të ndryshme. Krahas veshjeve të propozuara Glanduela na dha edhe disa këshilla që mund ti ndjekim për sa i pëket trendeve të verës.

"Ngjyrat pastel janë shumë në modë. Gjithashtu kanë dalë edhe fosforeshentet goxha këtë vit, portokallia, e verdha fosforeshente, apo jeshilja fosforeshente, në mente. Gjithashtu kemi edhe materialet e satenit që janë in që nga dimri, në çdo formë, kanatiere, bluza, funde fustane. Edhe çantat sa më të vogla, aq më in janë. Pastaj shumë në modë janë edhe shapkat apo sandalet me sa më shumë rripa. Gjithashtu është e rëndësishme që kur bëni pazare të zgjidhni materialet, sepse materialet. Gjithashtu sidomos për plazhin shumë në trend janë edhe përdorimi i aksesorëve apo i shalleve të kokës të cilat mund ti kombinojmë shumë mirë me veshjet apo rrobat e banjës.", tha blogerja Glanduela Zeka në një intervistë për "Rreze Dielli"

Blogerja Glanduela Zeka në një intervistë për "Rreze Dielli"

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • www.youngtribune.com: 30/07/2019 10:42

    Vere po iken me shira e furtuna. Ke GABI do shkojne prap. Dashuri e vjeter me GABIN per shqiptaret

    Përgjigju
  • Artisti: 29/07/2019 17:46

    Po nga dalin keto laraska blogere qe deri dje visheshin te gabi! Mos na hapni barkun! Shani kinezet qe kopjojne po ju jeni shume me keq! Edhe kur kopjoni kopjoni per te ardhur per te vjelle!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?