Çfarë ka ndodhur mes Taynës dhe Dafinës? Reperja bën ndryshimin në tekstin e këngës 'Bye Bye' (VIDEO)

22 Qershor 2022, 22:01| Përditesimi: 22 Qershor 2022, 22:06

  • Share

“Bye bye” ishte një bashkëpunim i suksesshëm mes Tayna-s dhe Dafinës rreth dy vite më parë, i cili u bë hiti i verës. Mirëpo, marrëdhënia e vajzave nuk është më si më parë. Shpesh është thënë se Tayna dhe Dafina i kanë ndërprerë kontaktet me njëra-tjetrën, por nuk dihet arsyeja.

Si Tayna edhe dafina vijojnë ta këndojnë nëpër koncerte këngën “Bye bye”, teksa një video e Taynës është bërë virale së fundmi në rrjet. Ajo shihet teksa këndon këngën dhe vihet re se ajo bën një modifikim në vargun:  “Bashk na kur vina, kërkush mo veç Tayna e Dafina”.

Tashmë, Tayna e ka ndryshuar paksa tekstin duke e kënduar kështu:  “Kërkush mo, veç Tayna e Doruntina”. Kujtojmë që emri i vërtetë i reperes së njohur është Doruntina.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?