TIRANË - Nga e hëna do të vendosen rregulla të reja në tregje, veçanërisht tek ata janë evidentuar grumbullime masive qytetarësh dhe mos respektim i distancimit social. Siç paralajmëroi kryeministri Edi Rama, në tregje do të vendosen kordon sanitarë, që konkretisht kanë të bëjnë me sinjalistikë me vetëm një kalim vendosur në formën e barrierave.
Kushdo që nga e hëna nuk do të respektojë radhën dhe distancën, kryeministri Edi Rama paralajmëroi ndëshkim deri në heqje lirie, pra në arrestim e dënim me burg, dhe jo më vetëm me gjobë.
Konsideruar "delja e zezë" e Tiranës, siç edhe kryebashkiaku Erion Veliaj e quajti, tregu i Kombinatit do të mbledhë prezencën më të lartë të policisë dhe të ushtrisë, për të garantuar respektimin e masave mbrojtëse dhe distancës mes qytetarëve.
Por situata mund të shkojë drejt një vendimi drastik nëse rregullat nuk respektohen dhe në tregje shihet sërish situatë kaotike. Veliaj paralajmëroi se tregu i Kombinatit do të mbyllet nëse qytetarët dynden pa respektuar distancën.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, bëri të ditur se vetëm ditën e sotme janë ndërmarrë 400 gjoba, teksa i bëri apel qytetarëve të respektojnë rregullat.
Ndërkohë, ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka tha se janë në mbështetje të pushtetit lokal me trupat e ushtrisë.
Me të shkuar ora 13:00 kur ndalohet qarkullimi i qytetarëve dhe automjeteve, në tregun e Kombinatit aty ku ishte situata më problematike me qytetarë që nuk respektonin rregullat, u bë dezifektimi i ambienteve të jashtme dhe të brendshme të tregut. Në terren shkuan ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, kryepolici Ardi Veliu dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, për të parë nga afër vendosjen e rregullave të reja me sinjalistikë dhe me kordonë ndarës në mënyrë që qytetarët mos të jenë më pranë njëri-tjetrit por të ruhet distanca. Kryebashkiaku Veliaj e konsideroi tregun e Kombinatit 'delen e zezë', pasi në të gjitha zonat e tjera të Tiranës, tha ai, rregullat po respektohen.
"Nuk do jetë delja e zezë kombinati. Me hir apo me pahir do e bëjë edhe kombinati, siç e kanë bërë të tjerët. Policia do zhvendoset nga zonat e qeta dhe do vijë në Kombinat. Shopingu sikur është viti i ri, është i tepërt. Me rregullat e reja do e vëmë në vijë edhe delen e fundit që na ka mbetur në Tiranë", tha Veliaj.
Veliaj mori shembullin e qytetit të Shkodrës, se si mos respektimi i rregullave dhe i masave kufizuese me qytetarët që ditët e para të shtetrrethimit dilnin shëtitje familjarisht e në grupe, solli përhapjen masivisht të të infektuarve me COVID-19 në këtë qytet.
Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka bërë me dije se për shkak të mos respektimit të rregullave në disa tregje, do të merret masa drastike ndaj tyre që mund të shkojnë deri në mbylljen e tyre. Gjatë një inspektimi = në zonën e Vorës, në Kombinat dhe disa rrethina të Tiranës, i shoqëruar nga Drejtori i Përgjithshëm, Ardi Veliu, Lleshaj theksoi se është shumë i rëndësisishëm zbatimi i masave, aq më tepër në një kohë kur pritet të jetë kulmi i kurbës së të infektuarve.
"Vlen po ashtu të theksohet konstatimi që disa tregje tërheqin vëmendje më të madhe të strukturave të Bashkive. Janë disa tregje të cilat nuk plotësojnë kushtet për të vepruar dhe për të ofruar shërbimin, për arsye të hapsirave të pamjaftueshme për qarkullimin e qytetarëve dhe meritojnë një trajtim, dhe një vëmendje të veçantë. Deri ndoshta edhe në mbylljen e ndonjë tregu, i cili nuk plotëson këto parametra të sigurisë. Është jashtëzakonisht e rëndësishme dhe shifrat e fundit na tregojnë se pakujdesitë e vogla, ose papërgjegjshmëritë e vogla sjellin pasoja të mëdha. Është përsëritur shpesh herë këto ditë se mjafton dhe një person i përgjegjshëm për ta ndërprerë një nga degët e përhapjes së virusit, ashtu sikur dhe nganjëherë mjafton dhe një person i papërgjegjshëm për t’i dhënë udhë një dege të re të zhvillimit të virusit", tha Lleshaj.
Ndërkohë, sa i përket kartave të Indentitetit që janë të skaduar, duke pamundësuar çdo veprim në këto ditë të vështira, ai ka bërë me dije se u është drejtuar bankave të nivelit të dytë me një kërkesë që t'i njohin ato.
"Dua të them me këtë rast që dje i jam drejtuar me një shkresë zyrtare Bankës Qendrore dhe të gjithë bankave të nivelit të dytë, me kërkesën që këto të njohin si të mirëqena të gjitha kartat e Identitetit, të cilat kanë skaduar në vitin 2020, duke synuar që qytetarët të marrin shërbimet duke përdoruar kartat aktuale, derisa ne të kemi mundësinë për t’i rihapur sportelet dhe për të vijuar prodhimin e kartave të reja identitetit", tha Lleshaj.
Vetëm për një shtresë të degraduar të të gjth kohrave(minatorët)nuk po e çan kokën asnji lloj qeverie apo opozite.ju falenderoj që pranuat komentin.
PërgjigjuPo cfar burgu o ditzi.Ti po liron kriminelet nga burgu e do mbushesh burgun me pensionist? Leri perrallat,vendos policine dhe ushtrine ne kemb 24 ore ne dit dhe hyri dru nuk nuk zbaton ligjin.Nuk merr asnje gjob nga populli se nuk ka lek per buk jo me te paguaj gjoben ty.Tani besoj e kr kuptuar cfar policie e ushtrie prej letre ke ber ne 8 vjet pushtet po normal se keni qen te zene duke rrjep popullin per te mbush xhepat tuaj.Dhe nese nuk ta ka then gjyshja Edo kujtohu se Shqiperia nuk eshte vetem Tirane
PërgjigjuDergova nje koment qe besoj se vlen. Po me le pa fjale censura e redaksise.....
PërgjigjuE c'na cate trapin ju o "shoqeria civile" e komenteve, qe ngelet duke u hakerruar per "diktaturen"! Po nuk u shkon mendja qe duhet reaguar ndaj bagetise me dy kembe qe akoma nuk di c'domethene rradhe? Po cfare kusuri kam une qe dal te blej ushqine e me ngjitet e me futet pa rradhe kafsha e rradhes, qe edhe me rrezikon, edhe me vjedh kohen? Po boll o boll, se jemi per turp, kur akona diskutojne si mbahet rradha!
PërgjigjuBEJ TESTIME O EDI RAMA nuk kufizohet numri I te prekurve me mbyllje ne shtepi e ke kot,,,shifrat po rriten perdite,,,strategji e mbylljes ne shtepi nuk jep efekt,,...///
PërgjigjuEshte shembelltyra e njeriut pa moral pa parime pa dinjitet. I ben fresk te zotit tij ai qe i hoqi fiqt nga duart dhe i dha ofiq nga i cili krekoset dhe ben si gjel nga iluzioni se eshte i gjithpushtetshem nje antikombtar qe i ngriti memorial pushtusit 500vjecar se si lapanjos dhe cilsive te mesiperme qe sja mohon dot per nje grusht dollar lejon dhe rruan nje memorial turk te liqeni artificial me 3 turne dite nate bore shi bresher furtune. Nje nderim i tille qe si behet as Patriotve Shqiptar po shpenzon fonde me taksat qe te rruaj nga demtimi nje memorial antikombetar. Dhe del e flet ti per burg?? normal qe flet si pushtus se kur i sherben interesave te huaja interesi qytetare eshte ne plan te dyt mos me then nuk te intereson fare.
Përgjigjupo qe se njerezit rrine ne rradhe me distance por deri ne oren 13 nuk arrijne te blene cfare do te hane ?Ky idiot po ju jep dy zgjidhje ose vdisni urije ose ne burg me coronen
PërgjigjuRregulla të rinj dhe jo të reja! Rregulli gjina mashkullore
PërgjigjuO Italia në Itali ke vajtur për të mbledhur ullinje besoj ose në ndertim se fjala “rregull” eshte në të pashquaren dhe në të shquaren eshte “rregulli” Rregull-i , mbaron me -i- dhe eshte gjinia mashkullore. Pra një rregull i ri, shumë rregulla të rinj. Mos harro të lash dhembet para se të flesh se të kalben!
ah te keqen e shkolles ...rregull eshte gjinia femerore
Burgu ju ben te forte o pushtetare te felliqur. O shpirtkazma qe e konsideroni popullin me pak se delja. Sa shpifesira dukeni cdo dite e me shume tek njerezit e ndershem te ketij vendi.
PërgjigjuMe fal po ti je ne rregull nga mend e kokes.Nuk ta ka fajin pushtetari jo se ai ne kte kohe po behet engjelli jot mbrojtes e po te mos ishte ai tani do ishim te gjithe neper spitale e duke degjuar qindra viktima ne dite.E si do behemi ne si popull kur nuk e kuptojme te miren po i biem me shqelm.Mabase mund ti kishe share me pare ateher te jepja te drejte por tani trup te te vije qe e shan
Vetem burgu mendoni qe e ndergjegjson ket popull? e keni sh gabim zoti kryetar , se jane keto barbare qe i ben presion me burg tashti i jerkon voten cdo 2 vjet, po skeni faj o rrace e poshter politike qe ju rafte koronavirusi
PërgjigjuMe keqe se delet e zeza,,Jane keta koke palare..
Përgjigjucfare ideje gjenial: BURG! po ne cte sat eme do i cosh se burgjet i ke plot dhe gati per te shperthyer, bile po i zbraz o idiot! hahaha, sa qyfyre do degjojne e shohim sot per sot....
Përgjigju