“Përveç grurit, çfarë po i vjedh Rusia Ukrainës?, me këtë pyetje provokuese, një gazetar ukrainas iu drejtua Ministrit të Jashtëm rus Serghei Lavrov gjatë konferencës së sotme për shtyp në Ankara me homologun e tij turk Mevlut Çavusoglu.
“Sa i përket grurit, nuk ka asnjë pengesë apo problem të shkaktuar nga Federata Ruse. Zelensky thjesht duhet të japë udhëzime që portet e Ukrainës të bëhen të sigurta”, u përgjigj Lavrov, duke thënë se “topi është në fushën e Ukrainës”.
Lajmi kryesor:
Lufta/Zelensky: Nuk do të jemi në gjendje të shesim qymyr dhe gaz jashtë vendit! Sulmet ajrore ruse shkatërrojnë një shkollë dhe një spital në Ukrainë
S.C/ReportTv.al