Çfarë u premtoi Luizi, Nitës dhe Bledit për ‘martesën’ e tyre

8 Prill 2023, 17:33| Përditesimi: 8 Prill 2023, 17:34

  • Share

Luiz Ejlli u ka premtuar Bledi Manes dhe Nitës në Big Brother Vip se nëse martohen bashkë, ai dhe Kiara Tito do tu bëjnë një dhuratë të gjigande.

Diskutimi është bërë mbrëmjen e djeshme, teksa disa banorë po qëndronin jashtë kanë ngacmuar Nita Latifin dhe Bledi Manen për një lidhje të mundshme mes tyre.

Këngëtarja është shprehur se nuk ka pëlqim, ndërsa Bledi ka thënë se në ‘fillim shoqëria e pastaj dashuria’. Nita tha se kënaqen kur rrinë bashkë, por duhet që të shohin edhe nëse u ecën muhabeti pasi të dalin nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP2”.

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?