Takimi i Metës me Yuri Kim

“Çfarë të tha Yuri Kim”, ish deputeti ‘i kërkon llogari’ Ilir Metës! Kreu i PL: Ambasadorja foli vetëm për standardin e zgjedhjeve

10 Mars 2023, 11:16| Përditesimi: 10 Mars 2023, 11:20

  • Share

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, u takua dy ditë më parë me ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Yuri Kim dhe pas takimit njoftoi se i shprehu asaj shqetësime shumë serioze si korrupsioni galopant, rreziku i pluralizmit, rrëmbimi i Parlamentit nga Qeveria etj.

Në lidhje me këtë deklaratë të Metës ka qenë një ish deputet që i ka ‘kërkuar llogari’. Ai e pyet në Facebook se: “Po ajo (Yuri Kim) çfarë tha për ato që i shprehët?”

Si rrallë herë, Meta ka zgjedhur të përgjigjet në komente, duke shkruar: “I dashur profesor Vili Minarolli. Ambasadorja u tregua shumë korrekte dhe e interesuar vetëm për standardin e zgjedhjeve. Faleminderit që gjeni kohë të më ndiqni në aktivitetin tim”.

Edhe gjatë një konference për shtyp, Ilir Meta u pyet në lidhje me takimin me ambasadoren Yuri Kim dhe nëse ka pasur presion për Sali Berishën, Meta u tha se ka pasur 0 presion, ndërsa shtoi se ka pasur një bisedë konstruktive dhe se SHBA është e interesuar për një opozitë të fuqishme. Meta shtoi se ka marrë vendime bazuar mbi parimet demokratike që ka Kushtetuta.

Ambasadorja amerikane Yuri Kim qëndroi për 40 minuta në zyrën e Ilir Metës në selinë e Partisë së Lirisë. Në fokus të diskutimeve kanë qenë zgjedhjet e 14 majit, ku Partia e Lirisë ka rol kyç për grupimin e Rithemelimit. Mësohet se në takim, Meta nënvizoi në mënyrë të veçantë situatën shumë të rëndë të krijuar në Parlamentin e Shqipërisë.

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?