Çfarë preferojnë të rinjtë dhe si është tregu i punës? Eksperti i punësimit: Maturantët zgjedhin mundësitë e pagat, jo kushtëzimet

27 Gusht 2023, 16:30| Përditesimi: 27 Gusht 2023, 16:38

  • Share

Mbi 19 mijë maturantë kanë aplikuar këtë vit për të vijuar studimet e larta për 600 programe studimi. Degët e Mjekësisë, degët e inxhinierisë dhe  të teknologjisë janë programet më të kërkuara të studimit për studentët më të rinj të universiteteve. Por a janë këto profesionet për të cilat ka nevojë tregu I punës në Shqipëri?

“Kohët e fundit ka një tendencë drejt disa programeve që ne fakt janë programe perspektivë dhe me mundësi punësimi jo vetëm brenda Shqipërisë, por edhe jashtë. Zakonisht janë 3- 4 llogari që bën një maturant.  Aksesi i parë dhe hapi i pare në tregun e punës niveli i punës është shumë më i lartë se mesatarja e pagave.

Së pari interesohen se cilat janë këto programe studimi që kanë më shumë mundësi për tu punësuar. Së dyti kupton cilësitë e tij personale dhe i përshtat ata me një degë që në shumicën e rasteve përkojnë me degët e preferuara. Përballet me një informacion nga një ish student apo ish maturant që mund të jetë një i afërm i cili rekomandon zgjidh këto se ka paga shumë të mira, një arsye tjetër është dhe niveli i pagës.”

“Të gjithë studentët që do të zgjedhin degët prioritete do të përfitojnë bursë sa paga minimale, ndërsa nuk do të ketë kriter mesatareje, por pse studentët rendim pas degëve të tjera?”- tha ai.

Është një kombinim apo marrëdhënie kleringu. Shteti vendos  t’i japë një page që ata për 3 vite të përballojnë studimet dhe këta persona për 3 vite më pas janë të detyruar të kthejnë këtë pagesë përmes punës së tyre të kushtëzuar brenda vendit. Kjo formë e kushtëzimit pa zgjidhje të lirë për mendimin tim është shumë represive si masë pasi ndrydh studentin duke I paracaktuar projeksionin që ai mund ta ketë shumë ndryshe ndaj vetes.”

Në listën e degëve prioritare janë shtuar edhe arsimi parashkollor dhe ai fillor. Po ashtu janë shtuar edhe degët, Histori-Gjeografi, Inxhinieri matematike, Inxhinieri fizike, Inxhinieri e naftës dhe gazit, si edhe zooteknikë dhe siguria e produkteve blegtorale.

Qeveria vendosi që të heqë kriterin e mesatares me qëllim që të nxisë maturantët që të zgjedhin të studiojnë për degët prioritare, ku do të përfitojnë bursën me vlerë 40 mijë lekë, me kushtin që pas përfundimit të studimit do punojnë për 3 vite në Shqipëri, por ende këto degë nuk kanë arritur të bindin maturantët.

G.MO//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?