Çfarë populli pa tru! Rrezikon jetën për një tufë lakra!

21 Mars 2020, 16:46| Përditesimi: 21 Mars 2020, 16:48

  • Share

Oooo kryeministër, nuk bëhet me edukim e me lutje kjo punë, se nuk jemi aq popull i zgjuar sa ç'thoshe ti dikur për të na bere qejfin. Jemi popull budalla. Madje popull idiot.

Që dalim grumbull grumbull për të blere lakra e sallatë, qepë e sallator, e për të takuar e për të shkëmbyer dy fjalë me miqtë e kushërinjtë.

Jemi popull i trashë që na duket se ora 6-13, është për të bërë sullaco, e për të marre rreze Dielli, se në atë orë Koronavirusi merr pushim të mbledh forcat.

Jemi popull pa tru, nuk reagojmë fare nga çfarë shohim e çfarë dëgjojmë. Nuk përfitojmë nga koha që na dha situata në Itali.

Po vdesin në Itali si mizat e po i djegin si në kohë të murtajës, ndërsa ne i qeshim njeri tjetrit në fytyrë duke u ngjitur në tarraca, duke u kapur dorë më dorë, duke u përqafuar kur dalim nga izolimi. Se prandaj është ai orari, të çmallemi me njeri tjetrin.

Popull komplet pa vetëdije. A e dini se Bergamo ka qene një ndër vendet me mjekësinë më fantastike, që edhe tani në pikën e fundit të fuqive, nuk lë askënd, të paktën pa i dhënë këshillë se si të marrë masat nëse është i sëmurë.

Sado të mirë, të aftë, të përkushtuar të jene mjekët tanë, nuk e kane kurrë mbështetjen materiale, apo sasiore, apo infrastrukturën mbështetëse si Bergamo.

O popull i papërgjegjshëm. Po si rrezikon jetën për një tufe me qepë?!

Mbylli njëherë sytë e mendoje veten 15 dite me tuba e me askënd afër. E di që nuk e beson se të duket e pamundur që kjo të ndodhë, se inteligjenca të arrin deri tek qepet dhe hudhrat.

Ooo kryeministër, nuk behet me lutje, nuk ka kohe as për edukim. Behet me dhunë.

Një herë në tre ditë dilte vetëm një person nga familja për ushqime në Wuhan. Kaq.

Kjo ishte liria. Dhe ja ku e ke Wuhanin sot. Ja ku e ke dhe Italinë qe vazhdon e bën vrap. Shpresojmë që të mos shohim po njësoj mendjemadhësinë angleze.

Nëse duam të krahasohemi me Italinë dhe Anglinë…ata mund ta kenë privilegjin të jenë të papërgjegjshëm, ne jo.

Komento

Komente

  • agron: 22/03/2020 13:19

    vertete....lombardia sistemin shendetesor me te mire ne europe..pershendetje nga brescia

    Përgjigju
  • Ilir: 21/03/2020 17:07

    Lexojeni o njerez... Lexojeni dhe mbase e kuptoni qe jemi ne lufte.Kush del ne rruge eshte njelloj si KAMIKAZET... dhe duhet trajtuar si I tille.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?