Çfarë nuk patë nga Kuvendi sot! Baçi kthehet në 'kameraman' të Berishës, Koçi dhe Gjylameti afrohen në radhët e demokratëve (FOTO)

26 Janar 2023, 13:06| Përditesimi: 26 Janar 2023, 13:15

  • Share

Këto janë pamje që vijnë nga seanca e sotme në Kuvendin e Shqipërisë, ku pati rrëmujë dhe kaos pasi opozita bllokoi Foltoren. Në atë moment, Luan Baci u kthye në ‘kameramanin’ e Sali Berishës pasi ish kryeministrit nuk i punonte celulari.

Ndërsa para se të ndodhte kaosi, pati një seancë të posaçme plenare për të kujtuar viktimat e Holokaustit. LSA ka publikuar pamjet ku shihen deputetë që flasin me njëri-tjetrin. Mes këtyre momenteve shihet teksa deputetet e PS-së, Blerina Gjylameti dhe Petro Koçi flasin me kolegët e tyre të opozitës, Agron Gjekmarkaj dhe Jorida Tabaku.

Çfarë nuk patë nga Kuvendi sot! Baçi kthehet në kameraman të Berishës, Koçi dhe Gjylameti afrohen në radhët e demokratëve

Lajmi kryesor:

VIDEO/ Kaos në Kuvend, Berisha bllokon foltoren: Të flasim për skandalin në SHBA! Balla: Do të heqë vëmendjen nga Shkëlzeni në SPAK! Alibeaj: Kërkojmë shkarkimin e Nikollës


  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?