Foto ilustruese

Çfarë i ndodh trupit tuaj kur flini gjithmonë në orën 22:00?

12 Tetor 2022, 23:01| Përditesimi: 13 Tetor 2022, 07:20

  • Share

Kim Karashian, Anna Wintour dhe Oprah Winfrey kanë një gjë të përbashkët, të gjitha shkojnë për të fjetur rreth orës 22:00.

Gjumi kaq herët mund të ketë shumë efekte pozitive në trupin dhe mendjen tonë. Ndoshta nuk është çudi atëherë që disa nga femrat më të suksesshme sot e përfundojnë ditën e tyre kaq herët, për t'u përgatitur për tjetrën.

Gjumi ynë ndahet në cikle 90-minutëshe të gjumit të rëndë dhe të lehtë, nga gjumi i thellë i lëvizjeve jo të shpejta të syve (jo-REM) deri te gjumi i lëvizjes së shpejtë të syve (REM). Pjesa më e thellë dhe më e qetë e gjumit tonë është nga ora 22:00 deri në orën 2 të mëngjesit. Kjo do të thotë se për të pushuar plotësisht duhet të filloni të flini herët.

Gjumi, i cili bëhet më herët dhe që është më i gjatë ndihmon në ndalimin e mendimeve negative dhe shqetësuese, të cilat dikë mund ta mbajnë të zgjuar natën, kjo është një arsye e mirë që duhet të flini në ora 22:00.

Nëse nuk flini mjaftueshëm do të jeni të stresuar, kjo bëhet për shkak të nivelit të lartë të hormonit “kortisol” që është i pranishëm në trupin tuaj.

S.C/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?