Charles është tashmë mbret - ai automatikisht u bë i tillë me vdekjen e nënës së tij. Mirëpo, Këshilli i Aderimit kryen një rol ceremonial, pasi do të jetë ai që do të shpallë zyrtarisht emrin e monarkut të ri.
Në të marrin pjesë anëtarë të Këshillit Privy (një grup politikanësh të lartë që këshillojnë zyrtarisht monarkun), mbledhje e cila do të ndahet në 2 pjesë. Charles do të jetë i pranishëm vetëm për të dytën.
Në pjesën e parë deklarohet e vdekur mbretëresha, emri i mbretit të ri dhe dokumenti i firmosur i cili do të lexohet nga ballkoni dhe do të lexohet edhe në Belfast, Cardiff dhe Edinburgh.
Në pjesën e dytë, Charles të japë një deklaratë personale, ai gjithashtu mund të thotë nëse kundërshton ndonjë nga betimet që i kërkohet të bëjë.
Kurorëzimi i tij jo domosdoshmërish bëhet menjëherë. Kjo pasi kaluan 16 muaj që nga vdekja e babait të mbretëreshës Elizabeth deri te kurorëzimi i saj në qershor 1953. Megjithatë, duhen thënë se këto janë formalitete, pasi Charles është tashmë mbret.
Lajmi kryesor:
Epoka e re e Mbretërisë së Bashkuar! Këshilli i Aderimit shpall Charles III mbret! Funerali i Mbretëreshës më 19 shtator
B.K./ReportTv.al