Çështjet e vjetra,Kotzias:Duam t'i
zgjidhim,Shqipëria të jetë në BE

11 Nëntor 2017, 19:25| Përditesimi:

  • Share
Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias ka folur për mediat për bisedimet që po zhvillon në Kretë me homologun shqiptar për të zgjidhur çështjet e vjetra. Kryediplomati grek u shpreh se vijon bisedimet me Bushatin për të zgjidhur çështjet e hapura me qëllim për të zhvilluar perspektivën për nesër.

"Me kolegun tim, Ministrin e Jashtëm shqiptar Dmitri Bushati, ne kemi filluar bisedimet që nga e premtja në mëngjes. Ne do të vazhdojmë debatin deri nesër përpara se fluturoj për në Bruksel, ku do të mbahet Këshilli i Ministrave të Jashtëm të BE. Ne po diskutojmë çështjet që janë të hapura, duam t'i zgjidhim ato sot për të zhvilluar perspektivat për nesër" tha ai.

Kotzias deklaroi se Greqia mbështet Shqipërinë që të bëhet anëtare e Bashkimit Europian.  "Në po punojmë shumë intensivisht dhe në mënyrë të pandërprerë. Ne gjithashtu duam që Shqipëria të bëhet një shtet anëtar i BE-së" përfundoi ai.

Nesër pritet që të ketë një deklaratë për mediat nga të dy ministrat nëse do të ketë marrëveshje për çështjet e hapura mes dy vendeve.

dy.b/shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?