Çështjet e pazgjidhura, Ditmir
Bushati takon Kotzias në Kretë 

10 Nëntor 2017, 09:03| Përditesimi:

  • Share
Ministri i Europës dhe Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati ndodhet në ishullin e Kretës në një vizitë dy ditore,ndërsa aktualisht po zhvillon një takim me homologun e tij grek, Nikos Kotzias.

Takimi mes Bushatit dhe Kotzias zhvillohet në kuadër të mekanizmit dypalësh të vendosur mes Shqipërisë dhe Greqisë, ndërsa më pas do takohen dy delegacionet.

Të dy ministrat dhe ekipet e tyre do të diskutojnë të gjitha çështjet e hapura mes dy vendeve, përfshirë ato me karakter historik, aktual si dhe për prespektivë e marrëdhënieve dypalëshe.

Në tryezë janë kufiri detar, ligji i luftës, çështja çame, pretendimet e grekëve për varrezat dhe disa cështje të tjera. 

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?