Emiliano Sala

Çështja Sala, FIFA urdhëron Cardiff-in të paguajë miliona euro te Nantes

1 Korrik 2023, 10:14
  • Share

FIFA ka urdhëruar klubin e Cardiff të paguajë tarifën e plotë drejt Nantes në rastin e transferimit të Emiliano Sala. Klubi uellsian duhet të paguajë 11 milionë euro të tjera për llogari të francezëve.

Ky është vendimi i FIFA-s për çështjen që përfshin dy klubet pas vdekjes së Emiliano Sala. Cardiff kishte refuzuar të paguante dy këstet e fundit, por tani do të detyrohet të paguajë edhe 11 milionë euro të tjera. Sulmuesi argjentinas, i cili sapo po transferohej në Britani, mbeti viktimë e një aksidenti ajror në Kanalin Anglez.

Në total, Cardiff do paguajë 17 milionë euro për transferimin e Sala, me lojtarin që ishte prezantuar nga uellsianët dy ditë para aksidentit.

 

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?