Çështja Navalny/ Trump: Nuk ka arsye të mos besojmë konkluzionin e Gjermanisë se opozitari është helmuar

5 Shtator 2020, 15:48| Përditesimi: 5 Shtator 2020, 15:49

  • Share

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se nuk ka parë asnjë provë të ndërhyrjes së mundshme të Rusisë në helmimin e kritikut të Kremlinit, Aleksei Navalny, por tha se nuk ka arsye të dyshojë në konkluzionin gjerman se ai është helmuar.

Trump i bëri komentet e para më 4 shtator, disa ditë pasi Gjermania tha se testet kanë dëshmuar se Navalnyt është helmuar me një agjent nervor të grupit Noviçok.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka thënë më 2 shtator se Gjermania i ka njoftuar partnerët e saj brenda Bashkimit Evropian dhe NATO-s, lidhur me këtë çështje, në mënyrë që të vendoset për një “reagim të duhur dhe të përbashkët”.

Më herët më 4 shtator, Departamenti amerikan i Shtetit, shprehu shqetësim të madh për zbulimin se Navalny ishte helmuar.

Zëvendëssekretari i Shtetit Stephen Biegun, i tha ambasadorit rus Anatoli Antonov, se përdorimi i agjentit nervor të stilit sovjetik nga Moska do të ishte një shkelje e qartë e detyrimeve të Rusisë sipas Konventës së Armëve Kimike.

Kryeopozitari rus Navalny, u sëmurë më 20 gusht në avion, teksa ishte duke udhëtuar nga Siberia në Moskë.

Aeroplani u detyrua të bëjë ulje emergjente në qytetin Omsk, në mënyrë që Navalny të dërgohej në spital.

Pas spitalit siberian, ai më vonë u transferuan në një spital në Berlin, ku mjekët javën e kaluar thanë se ka mundësi që Navalny ishte helmuar.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?