Çështja Navalny/ Spitali i Berlinit: Testet tregojnë gjurmë helmi në gjakun e kryeopozitarit të Kremlinit

24 Gusht 2020, 13:17| Përditesimi: 24 Gusht 2020, 17:12

  • Share

Mjekët e Spitalit të Berlinit kanë deklaruar se testet e fundit kanë treguar gjurmë helmi në gjakun e kryeopozitarit të Kremlinit, Alexei Navalny.

Ata gjithashtu sqaruan se ai "është në gjendje kome mjekësore” dhe se për momentin “nuk ka ndonjë rrezik akut për jetën e tij" si dhe ata nuk përjashtojnë "efekte afatgjata" për shëndetin e tij.  Sipas tyre është i mundur dëmtimi i sistemit nervor të Navalny.

Më herët, zëdhënësi i qeverisë gjermane Steffen Seibert, duke iu referuar çështjes së tha se “Me shumë mundësi Alexei Navalny është helmuar”

Navalny, i cili u transportua të shtunën në Berlin nga spitali i Omsk, në Siberi ku gjendej i shtruar, u ndje keq pasi kishte pirë një gotë çaji gjatë udhëtimit të me avion drejt Moskës.

Gjithashtu, sipas bashkëpunëtorëve të tij, kritiku i njohur i presidentit rus Vladimir Putin, ishte helmuar, pavarësisht se mjekët siberianë pretenduan se ata nuk kishin gjetur asnjë gjurmë helmi në organizmin e tij

Sipas gazetës italiane, La Repubblica", zëdhënësi i qeverisë gjermane duke justifikuar mbrojtjen që policia ka ofruar në spitalin Charitè në Berlin, ku Navalnyj tani ndodhet i shtruar për kurim, tha se "Pacienti ka shumë të ngjarë të jetë viktimë e helmimit”

Gjithsesi Seibert tha se "janë vetëm mjekët dhe familja e Navalny-t ata që mund të japin lajme për kushtet e tij shëndetësore dhe atë që mund të ketë ndodhur. Nga pala gjermane do të ketë tranparencë të plotë për çështjen”.

Komento

Komente

  • Kasem gahinji: 25/08/2020 07:49

    Nuk ka asnje interes putini te helmoje navalnin.kjo ,per mua ,eshte vetehelmim ,simulim helmimi per te shkaktuar nje vater tensioni si ne biellorusi.film europian me helmim opozitaresh.nuk eshte i pari person.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?