Çështja McGonigal, Vasili: Edi Rama nuk është më kryeministër! Është dëmtuar marrëdhënia Shqipëri-SHBA

4 Shkurt 2023, 13:51| Përditesimi: 4 Shkurt 2023, 14:31

  • Share

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili thotë se me refuzimin që i bëri interpelancës me opozitën për çështjen McGonigal, Edi Rama nuk është më kryeministër. Në një deklaratë për mediat, Vasili tha se janë cënuar marrëdhëniet SHBA-Shqipëri për interesat personale të Edi Ramës. 

"Edi Rama përfundimisht nuk është më kryeministër i Shqipërisë, pasi ai ka ndërprerë çdo komunikim më Parlamentin e Shqipërisë, ka refuzuar të përgjigjet dhe të japë llogari duke e bërë këtë veprim me ndërgjegje, hapur dhe publikisht. Kushdo kryeministër që e refuzon me ndërgjegje dhe mënyrë të qëllimshme humbet të drejtën për të vazhduar ushtrimin e detyrës.

Deklarimi i Edi Ramës që takimi me Mcgonigal e ka kryer vetëm me një mesazh telefonik dhe në prani të personave privatë, të cilët nuk kanë asnjë tagër të jenë të pranishëm në një takim të kryeministrit me drejtorin e kundër zbulimit të FBI.  Janë po këta privatë bashkëpunëtorë të afërt të Edi Ramës të përfshirë në trafikun tashmë të njohur publikisht, si trafiku non gratave i cili është kthyer në një biznes të vërtetë ku përmes mashtrimeve dhe falsifikimeve dhe shpërdorimit të raporteve me Mcgonigal janë vënë gjoba biznesmenëve për t’i hequr gjoja nga lista e personave të shpallur non grata.

Shpërdorimi i SHBA dhe i FBI është kryer në mënyrë të përbindshme nga Edi Rama duke dëmtuar marrëdhëniet SHBA-Shqipëri vetëm për interesat personale të Edi Ramës", tha Petrit Vasili.

Takimet e ish-zyrtarit të lartë të FBI-së me kryeministrin Edi Rama, janë përdorur si ‘arsenal’ sulmesh nga opozita, të cilët e kanë akuzuar në bllok atë se ka lobuar përmes zyrtarit të FBI-së kundër saj. 

Ish-agjenti i lartë i FBI-së Charles McGonigal  po përballet me dy akuza në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një në Nju Jork dhe një në Uashington D.C., ku në rastin e parë akuzohet se ka ndihmuar Oleg Deripaska, një oligark rus nën sanksione, me qëllim që të hiqet nga lista e biznesmenëve të sanksionuar nga qeveria e Shteteve të Bashkuara. Akuza tjetër lidhet me 2 shqiptarë, pasi zyrtari i lartë i FBI, po hetohet për marrjen 225 mijë dollarëve nga shqiptaro-amerikani Agron Neza, ish agjent shqiptar i inteligjencës, dhe mosdeklarim të tij, për të cilin ky i fundit pretendon se ia ka dhënë borxh.

A.M.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Jimmy: 04/02/2023 21:55

    Doli ky mother fucker!!kishte koh pa fol!!ky politikani qe sfitoj dot vota!!vetem pse llap e ben deputet! Fuck you vasili!!!

    Përgjigju
  • tironci: 04/02/2023 18:15

    o vasillaqis i ke fut i teke me 2 qofte para se me dal aty ,,, ahhh mjer ky popull ne dor kujt ka ngel kta kufoma qe ecin me 2 kam

    Përgjigju
    • Tani: 04/02/2023 21:06

      Ky eshte k*r i gjithi.

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?