Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj kërkoi që të jetë prezent edhe Rama pasi PD ka kërkuar që të flitet edhe për çështjen e arrestimit të zyrtarit të FBI-së. Alibeaj u shpreh se Rama duhet të jetë prezent pasi është strumbullari. Lindita Nikolla i fiku mikrofonin pasi fjala e tij nuk ishte për procedurë.
“Në bazë të nenit 47 pika 1, anëtarët e Këshillit të Ministrave e kanë për detyrë që të jenë këtu kur i kërkohen. Dhe kërkesa ime është ndaj Ramës, ajo karrige nuk duhet të jetë bosh kur ka kërkesë nga deputetët. S’mund të bëjmë sikur nuk shikojmë dhe nuk dëgjojmë kur po flasin të gjitha mediat e huaja. Jeni garante për të thirrur Ramën këtu, ai njeri është strumbullari i një akti korruptiv, ai duhet të japë sqarime edhe në Parlament. Vetëm ai duhet të japë sqarime.”- tha Alibeaj.
Lindita Nikolla i ndërpret fjalën
Alibeaj: O zonja kryetare te lutem...
Nikolla: Jo mos mu lut fare
Alibeaj i bie tavolinës
Lajmi kryesor:
VIDEO/ Kaos në Kuvend, Berisha bllokon foltoren: Të flasim për skandalin në SHBA! Balla: Do të heqë vëmendjen nga Shkëlzeni në SPAK! Alibeaj: Kërkojmë shkarkimin e Nikollës
G.MO//ReportTv.al