Çështja e detit, Begaj: Pres Ministrinë e Jashtme, autorizimi për në Hagë do bëhet sipas Kushtetutës

20 Janar 2023, 18:39| Përditesimi: 20 Janar 2023, 18:41

  • Share

1674066071_Screenshot1.jpg

Presidenti Bajram Begaj ka folur mbi çështjen e detit. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Begaj thotë se autorizimi për të dërguar këtë çështje në Hagë do të jepet nga kreu i shtetit duke zbatuar Kushtetutën. Presidenti thekson se është në pritje të kërkesës nga Ministria e Jashtme dhe më pas do t’i hapet rrugë zgjidhjes së kësaj cështje me Greqinë në Gjykatën e Hagës.

“Kam informacionin që ministria për Europën dhe Punët e Jashtme ka zhvilluar konsultime diplomatike në lidhje me detajet dhe procedurat në vijim, se si do të zgjidhet kjo çështje. Autorizimi që ju përmendet do të lëshohet konform kërkesës nga ana e ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme, dhe do të lëshohet nga unë, siç e përmenda më parë, në respekt të plotë të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, të marrëveshjeve dhe të Drejtës ndërkombëtare”, tha Begaj.


Lajmi kryesor:

Begaj: Forcat politike të mos e shohin njëra-tjetrën si armike! Pres kërkesën nga Ministria për të dhënë autorizim për të dërguar çështjen e detit në Hagë


SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?