Çështja e CEZ, Balla kërkon përjashtimin e gjyqtares Fatmira Hajdari: Ka miqësi familjare me Sali Berishën!

2 Qershor 2020, 17:42| Përditesimi: 3 Qershor 2020, 10:12

  • Share

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste ka kërkuar përjashtimin e gjyqtares Fatmira Hajdari nga gjykimi i padisë së Kuvendit për privatizimin e CEZ-së, në të cilën është palë e akuzuar ish-kryeministri Sali Berisha dhe djali i tij, Shkëlzen Berisha.

Ne emër të Kuvendit të Shqipërisë, Taulant Balla i është drejtuar me një kërkesë Gjykatës së Tiranës ku kërkon që Fatmira Hajdari të mos jetë pjesë e trupës së gjyqtarëve, pasi  ajo ka miqësi familjare me ish-kryeministrin Sali Berisha dhe familjarët e tij.

“Kuvendi me  fletë-thirjen e  ardhur me datë 29.05.2020, njoftohet për  shqyrtimin e ankimit  në Gjykatën e Apelit Tiranë, në  dhomë këshillimi në datë 03.06.2010, me trupë  gjykuese të përbërë nga  gjyqtarët Fatmira Hajdari  dhe Alaudin Malaj.

Gjyqtaria Fatmira Hajdari  e cila është  caktuar  si anëtare  e trupës gjyqësore që do të shqyrtojë  ankimin e  depozituar nga Kuvendi , ndodhet në kushtet e  parashikuara nga neni 17 pika 1 shkronja “ë”  të Kodit të Procedurës Penale, pasi  ekzistojnë shkaqe  të rëndësishme njëanshmërie. Gjyqtaria Fatmira Hajdari ka miqësi familjare me ish kryeministrin Sali Berisha dhe familjaret e tij , fakt ky i njohur botërisht", thuhet në kërkesën e Taulant Ballës.

Më tej Balla arsyeton se "në kushtet kur kallëzimi  i Kuvendit  implikon  shtetasit Shkelzen Berisha   dhe   Sali Berisha për  lidhje me  shtetasin Ndue Kalaj  i dyshuar  për ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike, pjesëmarrja e gjyqtares Fatmira Hajdari në shqyrtimin e  ankimit të depozituar nga Kuvendi, duke  qenë së ka miqësi të afërt më familjen Berisha, përbën  shkak për  njëanshmëri në shqyrtimin e çështjes”

Kerkesa e deputetit Balla

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Rahman Gashi: 02/06/2020 18:19

    Mami I Rudines vajzes se Azemit qe I dhimbsen shqiptaret

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?