Çështja ‘Beleri’, ish-kreu i KQZ-së: Zgjidhja e ngërçit të bëhet sipas legjislacionit shqiptar! Në krye të bashkisë të qëndrojë Goro

22 Dhjetor 2023, 14:25| Përditesimi: 22 Dhjetor 2023, 16:30

  • Share

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi një ditë më parë largimin Jorgo Goros nga drejtimi i bashkisë Himarë, duke e zëvendësuar sipas praktikave të BE-së, rekomandim ky i bërë edhe nga Gjykata e Posaçme, për çështjen e Fredi Belerit, i arrestuar për blerje votash.

Por ish-kryetari i KQZ-së Kristaq Kume i ftuar në emisionin ‘Përballje’ në Report Tv tha se zgjidhja e këtij ngërçi mund të bëhet sipas legjislacionit shqiptar. Sipas Kumes, deri në momentin e betimit të kryebashkiakut të ri të zgjedhur në detyrë qëndron kryebashkiaku aktual, Jorgo Goro. Nëse Goro jep dorëheqjen, detyrën e merr nënkryetari i bashkisë.

Ish-kreu i KQZ-së mori si shembull rastin e Voltana Ademit në zgjedhjet lokale të 2019, e cila qëndroi në detyrë megjithëse e kishte mbaruar mandati, pasi kryebashkiaku i zgjedhur i PS-së Valdrin Pjetri dha dorëheqjen.

‘Unë parashikoj se do të bëhet pjesë e problemit ne nuk kemi në legjislacion asnjë shteg të hapur për të vepruar në këtë mënyrë qeveria. Në raste të ngjashme me këtë është rasti i Shkodrës Voltana Ademi ndenji 3 vite se nuk që mbyllur problemi i atij që dha dorëheqjen. Ligji për vetëqeverisjen vendore. Mandati përfundim në kohë kur votohet pasardhësi i tij. Në këtë rast vazhdon në detyrë Goro përveçse ai largohet. Edhe në qoftë se ai jep dorëheqjen nuk hapet shtegu që të veprojë qeveria, ashtu siç e referon legjislacioni shqiptar. Nëse Goro jep dorëheqjen, atë që duhet të bëjë si drejtues si kësaj bashkie e ka nënkryetari i bashkisë. Nëse ka 2 nënkryetar mblidhet këshilli bashkiak dhe merr detyrën një nga nënkryetarët. Unë këtu  lexoj nuk i gjej dot shteg asaj që rekomandon të bëhet.

Gjykata thotë unë këtij problemi si jap zgjedhje, dhe pas kësaj jep një rrugë! Pse e bën këtë gjë? Nuk është situatë e paprekur, ne e kemi kaluar. Ajo që i thotë gjykata nuk e çon në rrugën më të mirë të mundshme. Duhet të bëhet ligj tjetër. Janë 7 muaj që Beleri është në paraburgim. Mos e kërkojmë zgjidhjen në artifica. Gjykata duhet të thoshte ore shikoni legjislacionin shqiptar. Bashkia do të qeverisës prej kryetarit aktual.’- tha Kume.

Marin Suli, Sekretar i Omonias, tha se kryeministri Rama po përpiqet që të gjejë një zgjidhje ekstra ligjore.

‘Kjo është vazhdimësi e një seri e qëndrimeve politike që të bëjë të mundur që të nëpërkëmbi sovranitetin e popullit të Himarës. Kryeministri vazhdon me qëndrimet e tij. Po përpiqet të gjejë një zgjidhje ekstra ligjore. Kanë bërë një interpretim ku nuk i referohen asnjë neni apo ligji të veçantë. Është treguar edhe rëndësia e mos mbajtjes në paraburgim të një të zgjedhuri. Beleri do të kthehej në burg. Ligji e lejon që të emëroje 2 nënkryetarë. Një proces që ka të bëjë me sovrantitetin e popullit duhet të zgjidhet.’- tha Suli.

Masa arrest me burg ndaj Fredi Belerit është e papajtueshme me detyrën e kryetarit të bashkisë. Ky vendim i Gjykatës së Posaçme cilësohet korrekt nga kryeministri Edi Rama i cili në reagimin e tij kërkon që Beleri të përballet me drejtësinë i paveshur me pushtet. Kreu i qeverisë paralajmëroi largimin e Jorgo Goros nga drejtimi i bashkisë Himarë duke e zëvendësuar sipas praktikave të BE.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?