Çështja Ahmetaj, ish kryeprokurorja në Report Tv: Mbledhja të ishte bërë me dyer të hapura! Largimi i ish-ministrit nga vendi s’cenon hetimet

12 Korrik 2023, 14:31| Përditesimi: 12 Korrik 2023, 16:23

  • Share

TIRANË- Largimi nga Shqipëria i ish ministrit të Ekonomisë, Arben Ahmetaj në një moment të nxehtë hetimesh ka ndezur edhe më tepër debatet duke lënë shumë vend për aludime sa i takon gjykimit të tij.

Por ish kryeprokurorja, Elisabeta Imeraj nënvizon se mungesa e tij nuk e cenon aspak hetimet e Prokurorisë nga ana juridike.

“Nuk mendoj se mungesa e tij do pengonte hetimet. Për aq kohë sa nuk kishte pengesë për të lëvizur lirshëm, normalisht është e drejta e tij.”- tha Imeraj në Report Tv.

 Në një intervistë të zhvilluar në Sot Live në Shqipëri me gazetarin e Report Tv, Nertil Agalliu Imeraj madje thotë se do të ishte mirë për opinionin publik që mbledhja të kryej me dyer të hapura, për aq kohë sa informacioni ka dalë i copëzuar.

“Do ishte shumë më mirë për interesin e publikut që të ishte me dyer të hapura. Jo vetëm në këndvështrimin e marrjes në dijeni por të dëgjohet edhe vepra e të mbrojturit.

Ne kemi marrë dijeni publikisht me aq njoftim që SPAK e ka parë të arsyeshme për të dhënë. Duke patur parasysh këtë gjë, që informacioni ka rrjedhur kështu që nëse do ishte me dyer të hapura ne mund të kishim një palë më të gjerë.”- thotë Imeraj.

Pyetjes së pashmangshme sesa vite burg rrezikon Ahmetajn nëse vërtetohen akuzat që rëndojnë ndaj tij, Imeraj i dha një shifër jo të ulët.

“Nëse hetimi deri në fund që jem përballë këtyre veprave penale, ateherë jo më pak se 10 vjet burg.”- tha ajo

Një koment e dha edhe për ‘konspiracionet’ e politikës nëse SPAK do ‘godasë’ nga mazhoranca apo opozita.

“Prokuroria nuk sheh dhe nuk ka asnjë lloj arsyeje për të parë nëse subjekti i dyshuar është i majtës apo të djathtës. S’ka vlerë të shtuar nesër është pjesë e opozitës apo pozitës.”- tha Imeraj.

Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj është larguar nga Shqipëria para se Kuvendi të shqyrtojë kërkesën e SPAK për arrestimin e tij. Largimin e tij e ka konfirmuar avokati Henrik Ligori në mbledhjen e Këshillit të Mandateve që u mbajt një ditë më parë, 11 korrik 2023. Sipas Zërit të Amerikës, nga verifikimet e sinjalit të celularit të Ahmetajt, rezulton se momenti i fundit i vendndodhjes të ketë qenë Kanadaja. Dyshohet se Ahmetaj është larguar nga kufiri tokësor i vendit, drejt Greqisë pak orë përpara se sa Prokuroria t’i dërgonte parlamentit shkresën për arrestimin. Zëri i Amerikës shkruan se më pas Ahmetaj kishte prerë online një biletë avioni për në Itali, por që nuk e ka përdorur. 

G.MO//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ariu: 12/07/2023 18:33

    Po ik moj e korruptume. Jep mend ti që të nxorrën me ceremoni

    Përgjigju
  • K ahmeti: 12/07/2023 17:44

    Perse therrisni njerez qe jane llumi shoqerise

    Përgjigju
  • Mira: 12/07/2023 15:52

    Ik moj si ste vjen turp, hajdute

    Përgjigju
  • Ridi: 12/07/2023 15:39

    Keto, llomi qe s`kane lene gje pa be dhe vetingu i ka nxjerre jashte sistemi tani jane anal-iste dhe japin mend per te tjeret.

    Përgjigju
  • andon: 12/07/2023 14:41

    Pse duhet te bej analize nje ish Prokurore nje ish polic nje ish drejtor nje ish ekpsert fjal ish nuk do te thot qe kan dale ne pencjon jan perjashtu per vjedhje zhvatje santazhe etj etjee

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?