Certifikohet rezultati, shqiptarët në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut me 32 deputetë

25 Korrik 2020, 13:18| Përditesimi: 25 Korrik 2020, 14:33

  • Share

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut ka shpallur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare të 15 korrikut.

Sipas certifikimit të përbërjes së re parlamentare, partitë shqiptare do të përfaqësohen me 32 deputetë në parlamentin me 120 vende.

BDI-ja e Ali Ahmetit ka siguruar 15 mandate deputeti, koalicioni Aleanca për Shqiptarët – Alternativa 12, PDSH-ja 1 dhe Lëvizja Besa në koalicion me LSDM, fituese e zgjedhjeve, me katër mandate

Partia fituese e ish kryeministrit Zoran Zaev, do të jetë grupi më i madh parlamentar me 46 deputetë kurse opozita maqedonase VMRO-DPMNE me dy mandate më pak.

Kreu i BDI, Ali Ahmeti ka deklaruar se është i gatshëm të bëj koalicion qeverisës me këto nga dy partitë e mëdha maqedonase, me kushtin e vetëm që për kryeministër të jetë një shqiptar, teksa gjatë fushatës zgjedhore projektoi për këtë post, edhe një emër të përveçëm, atë të Naser Ziberi-t.

Në bazë të rezultateve përfundimtare, Zoran Zaev (LSDM) ka fituar të drejtën për të formuar qeverinë dhe për të cilën ka dy alternative, ose në bashkëqeverisje me BDI dhe koalicionin tjetër shqiptar ‘Aleanca dhe Alternativa’, ose me njërën prej të dyjave dhe me tre parti të tjera të vogla që kanë fituar nga 1.3 deri 4%.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?