Foto ilustruese

Cërrik/ Përplasi me makinë drejtuesin e një motori dhe u largua nga vendngjarja, vihet në pranga 33-vjeçari

20 Shtator 2023, 10:53| Përditesimi: 20 Shtator 2023, 10:55

  • Share

Dy ditë pasi përplasi drejtuesin e një motori në aksin rrugor ‘Cërrik-Selitë’, të cilin e la të plagosur dhe u largua nga vendi i ngjarjes, policia ka arrestuar shoferin 33-vjeçar.

“Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Elbasan ndaluan shtetasin E. B., 33 vjeç, banues në fshatin Kamuna, Cërrik, për veprat penale "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor" dhe "Largimi nga vendi i aksidentit", pasi nga veprimet hetimore ka rezultuar se më datë 18.09.2023, në aksin rrugor Cërrik-Selitë, ka përplasur me automjetin tip “Toyota” që drejtonte, motomjetin me drejtues shtetasin L. Ç., 36 vjeç, banues në fshatin Selitë, dhe më pas është larguar nga vendi i aksidentit. Shtetasi L. Ç. ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Automjeti tip "Toyota" u sekuestrua në cilësinë e provës materiale”, njofton policia.   

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?