E zë korrenti në dush, vdes 32 vjeçarja në Cërrik

19 Gusht 2023, 21:35| Përditesimi: 20 Gusht 2023, 07:53

  • Share

Një 32 vjeçare ka humbur jetën në Cërrik pasi e zuri korrenti në dush.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur rreth orës 20:40, në lagjen nr. 1, kur shtetasja me inicialet I. M., 32 vjeçe, duke u larë në dush, dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka humbur jetën. 

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?