Hodhi cigaren e ndezur dhe dogji tokat e mbjella të 2 personave, arrestohet 43-vjeçari në Cërrik

5 Shtator 2023, 13:37| Përditesimi: 5 Shtator 2023, 17:12

  • Share

43-vjeçari Haxhi Çala, banues në fshatin Lumas, Cërrik është arrestuar për zjarrvënie nga pakujdesia. Sipas policisë, 43-vjeçari ka hedhur cigaren në tokë duke ndezur tokat e mbjella në fshatin Qyrkan, njësia administrative Klos.

“Bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, u bë i mundur identifikimi dhe arrestimi i autorit të dyshuar të këtij rasti zjarrvënieje, shtetasit H. Ç., 43 vjeç, banues në fshatin Lumas, Cërrik”, njofton policia.

Dyshohet se nga pakujdesia (hedhja e një cigareje të ndezur), ai ka ndezur zjarr fillimisht në tokën e tij. Më pas flakët janë përhapur duke djegur disa sipërfaqe të mbjella, në pronësi të 2 personave të tjerë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

B.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?