Ceremonia e ndarjes së medaljeve

Ambasadorja e SHBA-së: Të vazhdohet lufta kundër krimit të organizuar në Shqipëri

28 Qershor 2020, 11:38| Përditesimi: 28 Qershor 2020, 11:41

  • Share

Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë Yuri Kim mori pjesë në një ceremoni të ndarjes së medaljeve për dy pjesëtarë të ambasadës bashkë me ministrin Sandër Lleshaj dhe Drejtorin e Përgjithshëm të policisë, Ardi Veliu.

Gjatë fjalës së saj Kim theksoi se SHBA-ja mirëpret vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë me policinë dhe nxit që të vazhdohet lufta kundër krimit të organizuar në Shqipëri.

"Shtetet e Bashkuara vijojnë të gëzojnë një marrëdhënie të ngushtë me qeverinë e Shqipërisë, veçanërisht me Ministrinë e Brendshme dhe Policinë e Shtetit. Dua të vlerësoj Policinë e Shtetit Shqiptar për mbështetjen e tyre të vazhdueshme ndaj prioriteteve të përbashkëta të sigurisë amerikano-shqiptare dhe, veçanërisht, për punën e tyre me Zyrën Rajonale të Sigurisë në mbajtjen të mbrojtur dhe të sigurt të Ambasadës sonë... Ne mirëpresim vazhdimin e bashkëpunimit tonë të ngushtë me Policinë e Shtetit Shqiptar dhe unë ju nxis që të vazhdoni luftën kundër krimit të organizuar në Shqipëri", tha Kim.

Gjatë ceremonisë, morën medalje Shefja e Zyrës Rajonale të Sigurisë së Ambasadës Janet Meyer dhe ARSO-i Antonio Zamudio.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?