Censi i Popullsisë dhe Banesave, shtyhet afati deri në datë 15 nëntor

25 Tetor 2023, 11:15| Përditesimi: 25 Tetor 2023, 16:22

  • Share

Është shtyrë me dy javë afati për numërimin e popullsisë dhe banesave. Ky vendim sipas Institutit të Statistikave është marrë për shkak se në 3% të zonave të vendit nuk është zhvilluar ende censi.

"Aktiviteti i censit të popullsisë dhe banesave ka pasur ecuri pozitive. 5240 anketues kanë trokitur nëpër shtëpi. 3% e zonave në të gjithë territorin nuk janë numëruar"  tha Dhuli në konferencë.

Drejtoresha e INSTAT Elsa Dhuli ka sqaruar se ka pasur edhe refuzime për plotësimin e formularit, por ende nuk janë vendosur gjoba.

"Procesi nuk është mbyllur kryesisht në zonat e rindërtimit si Tiranë, Durrës, Kurbin, Kruje dhe ndonjë zonë tjetër që ka zona në distanca të largëta. "Nuk ka asnjë gjobë për informacione të rreme. Kemi shkuar me shumë se 3 herë nëpër shtëpi" tha Dhuli

Censi duhej të mbaronte në 30 tetor por u vendos të shtyhet më 15 nentor. Dhuli tha se shtyrja e afatit nuk ka kosto shtesë.

Dhuli ka sqaruar se ende nuk ka asnjë rezultat mbi përgjigjet e popullsisë për pyetjet sensitive si etnia, besimi, apo kombësia.

Censi i Popullsisë dhe Banesave ka filluar me 18 shtator të këtij viti dhe duhet të përfundonte në 30 tetor. Sipas INSTAT në terren janë angazhuar 5240 anketues për të bërë regjistrimin e popullsisë dhe banesave, ndërsa rezultatet do të publikohen në vitin e ardhshëm.

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?