‘Censi 2023’, procesi nuk nis në Kukës, shkak zgjedhjet! Report Tv ndjek në terren anketuesit e INSTAT në disa qarqe! Regjistrimi elektronik me tabletë dhe hartë digjitale

18 Shtator 2023, 17:26| Përditesimi: 18 Shtator 2023, 17:31

  • Share

Për bashkinë Kukës Censi pritet te filloje ne muajit tetor, ku rëndësi te veçantw shihet deklarimi i minoritareve tw zonës se Gores, shumica ne fshatin Shishtavec një zonë e banuar nga minoriteti bullgar.

Në Shkodër këtë të hënë nisi Censi i Popullsisë dhe banesave. Rreth 300 anketues janë angazhuar për numërimin e të gjithë popullsisë dhe banesave dhe të dhënat që do të mblidhen në 6 javë.

Në qarkun e Beratit janë angazhuar 241 anketues të cilët të cilët po mbledhin derë më derë të dhënat për popullsinë dhe banesat. 

Report TV ndoqi nga afër punën e anketuesve në qytetin e Krujes, të cilët po marrin në pyetje dhe pronarët e bizneseve. 

Deri më tani anketuesit e INSTAT nuk kanë hasur vështirësi apo kundërshti nga ana e banorëve. 

221 anketues kanë zbarkuar në terren në të tre bashkitë e qarkut te Lezhes, për të regjistruar popullsinë rezidente, dhe për të grumbulluar përmes vetedeklarimit, të dhëna që lidhen me numrin e banoreve, etnine, gjuhen, fenë, ekonominë të ardhurat dhe standartin e jetesës.

Në qytetin e Durrësit do të operojnë 280 anketues të cilët paraqiten pranë çdo familjeje për të plotësuar formularin. 

Kësaj here i gjithë procesi i Censit do të kryhet në mënyrë dixhitale përmes një tableti, me 100 pyetje, nga të cilat vetëm 3 janë opsionale.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?