Rocco dhe Rudi Vata

'Celtic ka hapur rrugën', Bologna në bisedime me Rocco Vatën! Sulmuesi shqiptar drejt Serie A

10 Janar, 16:50| Përditesimi: 10 Janar, 16:51

  • Share

Pas eliminimit në Kupën e Italisë nga Fiorentina, Bologna është aktive në merkato. Siç raportohet nga 'Sky Sports UK' , negociatat për Rocco Vatën e Celtic janë në vijim.

Klubi skocez ka autorizuar drejtuesit e kuqebluve të flasin me lojtarin e vitlindjes 2005. Mesfushori dhe anësori sulmues me pasaportë irlandeze dhe shqiptare ka kontratë deri në qershor të 2024 dhe dëmshpërblimi për largimin shkon në 400 mijë euro. Vitin e kaluar ai bëri 4 paraqitje për ekipin e parë Celtic nën drejtimin e Ange Postecoglu dhe shënoi 2 gola në debutimin e tij për ekipin kombëtar U-21 të Irlandës.

Skuadrat italiane kanë bërë tashmë lëvizje për të, të cilat e kanë ndjekur prej disa kohësh. Këto klube janë Torino, Frosinone, Atalanta dhe Sampdoria, që kërkojnë një goditje në krah për merkaton e verës.

Nuk do të jetë e lehtë pasi konkurrenca është intensive për djalin e Rudi Vatës, ish-kapitenit të Kombëtares. Futbollisti i Irlandës, me origjinë shqiptare, shënoi 13 gola në 15 ndeshje këtë sezon me ekipin e dytë të Celtic dhe debutoi me ekipin e parë vitin e kaluar. 

Ishte Ange Postecoglu, trajneri i tanishëm i Tottenhamit, i cili u fokusua tek ai dhe e aktivizoi në katër ndeshje kampionati si zëvendësues. Vata pritet të zgjedhë kombëtaren e Shqipërisë, duke qenë se tani luan me moshat e Irlandës.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?