Çelja e negociatave me BE-në/ Cakaj: Të dua përtej fjalëve, Shqipëri! Zhvillim historik në ditë të vështira (VIDEO)

24 Mars 2020, 14:55| Përditesimi: 24 Mars 2020, 18:10

  • Share

“Të dua përtej fjalëve, Shqipëri”! Kështu e nis reagimin e tij për çeljen e negociatave, ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj. Ai shkruan se ky vendim është një moment kthese në ëndrrën europiane. “Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme tashmë ka vendosur çeljen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian me Shqipërinë! Mes këtyre ditëve të vështira, ky është një zhvillim madhor historik në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së e në të mirë të kombit shqiptar në përgjithësi. Ky është një moment kthese për jetësimin e ëndrrës sonë historike: Shqipëria anëtare e familjes së vendeve të Bashkimit Evropian! Urime të gjithëve”, shkruan Cakaj.

Ministri i Jashtëm theksoi se tashmë puna do të fokusohet te përfundimi i reformës zgjedhore, ngritja e Gjykatës Kushtetuese dhe krijimi i strukturave të reja për luftën kundër krimit dhe korrupsionit, kushte të Berlinit për zhvillimin e konferencës së parë ndërqeveritare. "Në përputhje me qëndrimin gjerman mbajtja e konferencës së parë ndërqeveritare është kushtëzuar me mbylljen e reformës zgjedhore, funksionimin e Kushtetueses, plotësimin e vakancave në gjyqësor dhe themelimin e strukturave të posaçme për luftën kundër krimit dhe korrupsionit. Jemi për të plotësuar këto kushte dhe detyra, por nuk vendosin në pikëpyetje hapjen e negociatave dhe nuk e ngarkojnë vendimin e sotëm. Procesi nënkupton përafrimin e legjislacionit, lista e kushteve nuk është pengesë për fillimin e bisedimeve por zgjatim i logjikës së negocimit. Jemi gati për përcaktimin e kornizës negociuese dhe shkallën e legjislacionit vendor. Kjo arritje do të ishte e pamundur pa mbështetjen e vendeve anëtare" tha ai.


Lajmi kryesor:

Çelja e negociatave, Rama: Më në fund u hap dera! KE: Lajm i shkëlqyeshëm! SHBA: Pasqyron punën e qeverisë (REAGIMET)


B.K.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?