Çelja e negociatave, Zëvendësministri Lamallari: Proces me përgjegjësi, reforma që do të ndryshojnë jetën e qytetarëve

22 Korrik 2022, 23:05| Përditesimi: 22 Korrik 2022, 23:19

  • Share

Çeljen e negociatave, Zëvendësministri i Brendshëm Besfort Lamallari e konsideron një proces të rëndësishëm dhe transformues për vendin dhe qytetarët.

I ftuar në emisioni "Pa Protokoll" në Report Tv me gazetaren Anduela Ndreu, Zëvendësministri i Brendshëm u shpreh do të ketë plane ekonomike dhe investime në ndihmë jo vetëm për institucionet shqiptare,shoqërisë civile, por dhe për bizneset.

"Ky është një proces transformues dhe  reformash me ndikim për ekonomin dhe jetën e përditshme  të qytetarëve, pasi të gjitha reformat që zhvillohen për të arritur standardet  evropiane dhe për tu bërë pjesë më pas e unionit, shoqërohen me plane ekonomike dhe investimesh që synojnë mbështetjen e institucioneve shqiptare ,shoqërisë, biznesit ekonomisë vendase ,medias . Ka qenë një vendimmarrje e drejtë dhe e duhur dhe  me rëndësi dhe për vetë unionin , për politikan e zgjerimit.", u shpreh Zëvendësministri.

Sipas Zëvendësministrit, me hapjen e negociatave, Shqipëria ka përgjegjësinë më të madhe dhe rolin kryesor lidhur me fazat dhe shpejtësinë e procesit.

"Përgjigja është dhënë më parë nga Komisioni Evropian kur dha rekomandimin, pas vlerësimit të situatës së Shqipërisë. Drejtësia e u bë për vetë Ballkanin Perëndimor, për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë si dhe për vetë unionin. Shqipëria ka përgjegjësinë më të madhe, ndërveprimin më të madh në fazat dhe shpejtësinë e procesit. Ky është një proces rrënjësor, ku përfshijnë dhe aktorë të tjerë, si bizneset , media apo shoqëria civile. Për një proces kaq jetik çdokush ka përgjegjësi.", u shpreh Zëvendësministri.

Më 19 korrik Shqipëria shënoi një hap historik drejt integrimit të vendit në BE, atë të çeljes së negociatave, pas pritjes disa vjeçare. Kryeministri Rama tha se tashmë bëhet fjalë për një rrugëtim për jetë a vdekje në në vrapin e fundit drejt anëtarësimit të plotë. Eurokomisioneri Varhelyi dhe Borell vlerësuan përpjekjet e qeverisë dhe thanë se tashmë duhet konsensus politik për të ecur më tej.

S.C/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Labi: 23/07/2022 01:19

    Aman vetem kete rrenjen jo me fytyr bajg se ky ska

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?