Komisioneri Shtetëror, Ilirjan Celibashi

Politikë

Celibashi: Vijon numërimi në 9 KZAZ, Tiranë, Durrës, Lezhë dhe Elbasan, procesi drejt fundit (Mbyllet numërimi në Vlorë, 1 kuti e pavlefshme)

29 Prill 2021, 16:24| Përditesimi: 29 Prill 2021, 16:53

  • Share

TIRANË- Komisioneri Shtetëror, Ilirjan Celibashi ka informuar mbi ecurinë e procesit të numërimit të votave për kandidatët. 

Ai ka bërë me dije se procesi është drejt fundit dhe se është ende në proces në 9 KZAZ, teksa u bën thirrje komisionerëve dhe numëruesve të vijojnë pa ndërprerje punën.

"Procesi i numërimit të votave për kandidatët, drejt fundit. Vijon numërimi në 9 KZAZ (Tiranë, Durrës, Lezhë & Elbasan). Komisionerët & numëruesit të vazhdojnë numërimin pa ndërprerje deri në QV-në e fundit & të mos vonojnë hedhjen e të dhënave në sistemin elektronik të KQZ", shkruan Celibashi.

Procesi është mbyllur zyrtarisht në Shkodër, Kukës, Dibër, Korçë, Berat, Lezhë, Gjirokastër dhe Vlorë. Te kjo e fundit, një kuti nuk është numëruar, kjo pasi është shpallur e pavlefshme. 

Postimi i plotë i Ilirjan Celibashit

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?