Ilirjan Celibashi dhe Duncan Norman

Celibashi takon ambasadorin anglez: Më konfirmoi mbështetjen e Britanisë për KQZ-në, e sigurova se do përmbushim standardet në zgjedhje

4 Shkurt 2021, 21:03| Përditesimi: 4 Shkurt 2021, 21:06

  • Share

Kryetari i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, është takuar ditën e sotme me ambasadorin britanik në Shqipëri Duncan Norman, ku në fokus kanë pasur procesin e zgjedhjeve.

Ka qenë vetë Celibashi i cili me anë të një postimi në rrjete sociale ka treguar detaje nga biseda me ambasadorin për përgatitjet e procesit zgjedhor, kurse Norman i konfirmoi mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar për KQZ-në.

Celibashi në këtë takim e ka siguruar Norman se KQZ po punon me përgjegjshmëri për siguruar që zgjedhjet e ardhshme të përmbushin standardet e kërkuara.

“Ambasadori britanik Duncan Norman më konfirmoi sot mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Biseduam për përgatitjet e procesit zgjedhor & e sigurova që KQZ po punon me përgjegjshmëri për siguruar që zgjedhjet e ardhshme të përmbushin standardet e kërkuara”, shkruan Celibashi.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?