Ilirjan Celibashi

Celibashi propozon depolitizimin e komisionerëve zgjedhorë: Administrimi i zgjedhjeve me persona partiakë nuk siguron integritet

24 Korrik 2023, 14:25| Përditesimi: 24 Korrik 2023, 16:12

  • Share

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi i kërkon partive politike ndryshimin e ligjit për administrimin e procesit zgjedhor. Ai kërkon depolitizimin e komisioneve të votimit në nivelin e dytë dhe të tretë, përkatësisht komisionerët e Komisioneve të Qendrave të Votimit KQV dhe qendrave të numërimit KZAZ.

Reagimi vjen një ditë pas zgjedhjeve të përsëritura në Rrogozhinë për kryetarin e bashkisë pasi zgjedhjet e 14 majit u shpallën të pavlefshme.

Përmes një deklarate për mendian kërkon domosdoshmërinë për ndryshimin e mënyrës së organizimit dhe funksionimit të komisioneve zgjedhore

“Ndoshta nuk është koha apo edhe rasti, por duhet të sjell në vëmendje tani edhe sidomos pas zgjedhjeve të datës 23 korrik 2023 në Rrogozhinë, domodoshmërinë për ndryshimin e mënyrës së organizimit dhë të funksionimit të komisioneve zgjedhore të niveleve të dyta dhe të treta” shkruan Celibashi.

Më tej ai nënvizon se administrimi i zgjedhjeve nga persona të caktuar vetëm nga partitë politike nuk siguron as integritet të procesit dhe as mirëadministrim teknik të tij dhe u kërkon partive politike të marrin masa. 

“Administrimi i zgjedhjeve në këto nivele nga persona të caktuar vetëm nga partitë politike nuk siguron as integritet të procesit dhe as mirëadministrim teknik të tij. Shpresoj që partitë politike të vlerësojnë me realizëm dhe pa paragjykime këtë konsideratë të KQZ” vijon Celibashi

Kujtojmë se një natë më parë pas dorëzimit të kutive të votimit në Rrogozhinë u bllokua për pak nisja e procesit të numërimit për shkak se numëruesit e koalicionit Bashkë Fitojmë nuk hynin në KZAZ dhe ishin nën pranin e deputetëve demokratë pjesë të Rithemelimit.

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Fiks: 25/07/2023 02:01

    KuSht duhet persona si mjek mesues edukator etj dhe rinia senati shkollor dhe intelektual që nuk jane pjese e 3 pushteteve inxhinier dhe ekonomist finamce dhe bujqesi etj etj

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?