Në përgjigje të kryeministrit Edi Rama, kryekomisioneri Ilirjan Celibashi theksoi se vetëm 5% e qendrave të votimit janë hapur pas orës 08:00. Kjo vonesë sipas tij nuk ka pasur një impakt të madh në proces.
“90% e qendrave të votimit, është hapur mes orës 07:00 dhe 7:30, vetëm 5% pas orës 8 dhe për 5% të tjera ka filluar mes orës 08:00 dhe 09:30, pra janë vetëm 5% e qendrave ku procesi ka filluar pas orës 8, këto janë fakte dhe pastaj mbi këto fakte, mund të bëjë vlerësimin e vet, por asesi impakti i kësaj vonese ka qenë negativ mbi mbarëvajtje së procesit, e di që kanë shkuar votues dhe nuk kanë mundur të votoj, prandaj ne i japim gjithë ndjesën tonë, sepse do duhet të ishte hapur në orën 07:00”, tha Celibashi.
Lajmi kryesor:
Celibashi: Vetëm 5% e QV u hapën pas orës 08:00! S'pati ndikim në proces! I keqardhur ku pashë pajisjet PEi që hidheshin në kamion, por s'e zhbën punën tonë
B.K.//ReportTv.al