Politikë

Celibashi: Historitë e komisionerëve të lodhur të marrin fund, diskredituese për vetë partinë! Numërimi s'duhet të ndalet, të zëvendësohen

26 Prill 2021, 08:46| Përditesimi: 26 Prill 2021, 09:13

  • Share

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi tha nga njësia 10 se rezultati doli ashtu siç ishte parashikuar në orën 8. Ai tha se kjo mund të dilte edhe më herët por që u vonua që të gjitha partitë të ishin të sigurta pasi numërimi dhe votimi elektronik u bë për herë të parë. Ai gjithashtu bëri thirrje që partitë të marrin masat që të zëvendësojnë komisionerët e lodhur në mënyrë që të mos ndalet procesi i numërimit. Celibashi tha se historitë e komisionerëve të lodhur duhet të marrin fund pasi janë diskredituese për vetë partinë.

"Ky rezultat mund të ishte shpallur edhe më herët, por meqë ishte hera e parë që e implementonin dhe gjithsecili prej palëve kishte meraqet e veta, u dakordësuam ta shpallnim sot në orën 8:00. Sistemi i votimit elektronik është 100 % i sigurt në ruajtjen e integritetit dhe fshehtësisë së votimit. Nga raportimet që ka KQZ në pikëpamja e administrimit ka pasur disa përmirësime, kemi patur jo një përmbushje të mirë të përgjegjësive të tyre për raportimin e pjesëmarrjes, pasi pajisja që përdorëm e mundësonte këtë që të dhënat të ishin më të shpejta. Ka disa probleme në disa KZAZ mbi mënyrën se si grupet e numërimit po bëjnë procesin e numërimit, janë sporadike si raste, si raste kur komisionari u lodh dhe do pushim. Kjo është papërgjegjshmëri e tyre. Ata që lodhen le të zëvendësohen me anëtarë të tjerë të grupeve të numërimit. Historitë e komisionerëve të lodhur apo të sëmurë duhet të marrin fund, janë diskredituese për vetë partinë", tha Celibashi.


Lajmi kryesor:

Rezultati në njësinë 10 në Tiranë, edhe votimi dhe numërimi elektronik konfirmon fitues PS! Xhafaj merr mbi 1/3 e votave të socialistëve, Agron Shehaj votohet më shumë se Basha! Shehi mposht Berishën


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?