Çelet procedura për vendet bosh në 
bordin e BSH,si zgjidhen kandidatët

31 Tetor 2014, 17:46| Përditesimi:

  • Share
TIRANE - Kuvendi hapi zyrtarisht procedurat për plotësimin e dy vendeve bosh në Këshillin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë pas dorëheqies të Adrian Civicit dhe vendit bosh të zëvendësguvernatorit të parë. 

Kjo vjen disa ditë pas miratimit në Komisionin e Ekonomisë të projektvendimit që sqaron procedurat që do të ndjekë Kuvendi në lidhje me përzgjedhjen e anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë si dhe një ditë pas miratimit të çeljes së procedurave në seancën plenare të kësaj të enjteje.

Lista me të vetëofruarit për keto poste u bëhet e njohur anëtarëve të Komisionit te Ekonomise, duke bërë që në bazë të nenit 111 të rregullores së kuvendit të nisin seancat dëgjimore për prezantimin e çdo kandidati në këtë proces. 

Pas dëgjesës, të paktën 28 deputetë përzgjedhin kanidatët të cilët i propozohen Kuvendit sipas profesionit dhe performancës së treguar.

Kandidatët duhet të marrin mbështetjen e të paktën 28 deputetëve për t’u depozituar si emra në protokollin e Kuvendit dhe për t’u futur në votim në seancë plenare. 

Ja procedurat e përzgjedhjes së kandidatëve të Këshillit Mbikqyrës

Më hërët kryetari i komisionit të Ekonomisë Erion Braçe paralajmëroi dhe rishikim të pozicionieve në këtë Këshill të Dhori Kules dhe Petraq Milos kur gjatë mbledhjes se të hënës në Komisionin e Ekonomisë tha se dy anëtare aktuale të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë janë në shkelje të rëndë të ligjit. Petraq Milo është zgjedhur dhe anëtar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demorkatike dhe Dhori Kule që aktualisht është anëtar i Këshillit Bashkiak nën siglën e PD.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?