Çelet ‘Bunk'Art2”, Rama: Borxh
historisë,kritikët ta vizitojnëSot në Muzeun 'Bunk'Art 2', foto 1,foto 2,foto 3

19 Nëntor 2016, 07:59| Përditesimi:

  • Share
TIRANE-“Muzeun kushtuar viktimave të terrorit komunist ia kemi boxh historisë, kush e shau, të qep gojën e ta vizitojë”.

Kështu u shpreh sot kryeministri Edi Rama gjatë inaugurimit të “Bunk’art 2”.

Në inaugurim ishin të pranishëm Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, Ministrja e Ekonomisë Milva Ekomomi dhe Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri. Vizitorët e parë u bënë dhe pjesëmarrësit nga Diaspora në kuadër të Samitit që po mbahet këto ditë në Tiranë

Ministri Tahiri e ka cilësuar si një investim gjigand që të lë pa frymë. Ministrja Ekonomi ka falenderuar edhe realizuesit e këtij Muzeu, kuratorin Carlo Bollino dhe përgjegjësen e kërkimit historik gazetaren Admirina Peçi.

“Historia duhet treguar siç është. Historia nuk riciklohet. Ejani e zbuloni sot të vërtetën”. Ky ka qenë një ndër mesazhet që kryeministri i Shqipërisë bëri paraditen e së shtunës gjatë inaugurimit të “Bunk'Art 2”, kushtuar viktimave që vuajtën terrorin komunist.

Kryeministri Edi Rama e ka nisur fjalën e tij me një frazë të zgjedhur të ish-presidentit francez De Gaulle. 

"Ky Muze është vullneti për të shlyer një borxh të kujtesës, një borxh të pashlyer, përkundrazi, të rënduar në këto 25 vjet, kur kujtesa u përdor jo e pandarë, siç thoshte Gjenerali De Gaulle, por me dallime preferenciale, si tokë e djegur dhe e shkretë, ku gjithsecili mund të mbillte atë që donte për të arritur qëllime pa asnjë lidhje me respektin ndaj kujtesës".

Sipas Ramës, historia nuk duhet mohuar por të kujtohet dhe kjo të bëhet jo me mend, por të përjetësohet me objekte konkrete.
Të kujtosh me sytë e mendjes nuk mjafton, por edhe shprehja larg syve larg zemrës në histori vjen si klithmë e akullt. Shkuam deri në mosbesim deri në mohim, në racionalizëm banal të historisë”. 

[gallery]19733[/gallery]

Rama tha se pavarësisht se ky bunker përfaqëson një pjesë të errët dhe të dhimbshme të historisë sonë, të gjithë duhet të jemi dëshmitarë të saj, për të mos harruar dhe për të gjetur guximin për t’u përballur me plagët e së shkuarës.

Të kujtohesh me mendje nuk mjafton asnjëherë, të kujtohesh me zemër është akt intim, personal, por të kujtosh me vërtetësi është të kujtosh me sy. Ta rijetojë atë, ndaj ky bunker të dashur miq, është hyrja në të parin memorial, deri më sot i konceptuar dhe i ngritur me themelet, me zemër dhe me sy ndaj viktimave të terrorit komunist. Ndaj për secilin që ka folur në hava se ky është një bunker për të risjellë në formë shprehje nostalgjie, dhunën e të kaluarës përmes të qëndruarit në sheshin sipër, ka detyrim moral të vijë ta vizitojë dhe ta qepë gojën përballë kujtimit të viktimave, të cilat për herë të parë në historinë e këtyre 25 vjetëve kanë një hapësirë t’u flasin njerëzve, drejtpërdrejt, jo përmes të tretëve, jo përmes kujtimeve,librave debateve, por fizikisht, sy më sy”. 

Ky Muze është vullneti për të shlyer një borxh të kujtesës, një borxh të pashlyer, përkundrazi, të rënduar në këto 25 vjet, kur kujtesa u përdor jo e pandarë, siç thoshte Gjenerali De Gaulle, por me dallime preferenciale, si tokë e djegur dhe e shkretë, ku gjithsecili mund të mbillte atë që donte për të arritur qëllime pa asnjë lidhje me respektin ndaj kujtesës"

Një mesazh i Ramës adresuar kritikëve të muzeut të nëndheshëm përfundon me një këshillë.

Uroj që neveria dhe pezmatimi që pushton shpirtin e kujtdo që e pushton këdo këtu nëndhe të përfundojë si shije e një spektakli shprese e rilindje”.

Fjala e plotë e Kryeministrit Edi Rama në inaugurimin e Bunk’Art 2

[gallery]19734[/gallery]




Tahiri: Investim gjigant, të lë pa frymë kur e sheh. Të rinjtë të njohin historinë!
Muzeu ‘Bunk’Art 2’ ndodhet pikërisht poshtë dikasterit që ai drejton. Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri shfaqet i emocionuar në inaugurimin e muzeut të nëndheshëm. “Është një investim gjigand, misterioz, i cili të lë pa frymë kur e sheh”, tha ai ndërsa u ndal dhe tek debati për të shkuarën që është hapur kohët e fundit. “Është shumë e rëndësishme që qytetarët, veçanërisht të rinjtë ta shfrytëzojnë këtë mundësi për t’u përballur me të shkuarën tonë dhe me kujtesën kolektive”, tha Tahiri.



Ekonomi:  ​Bunk’Art2 i pari muzeum “Augmented Reality”
Ministrja e Ekonomisë Milva Ekonomi ka zbuluar anën tjetër të Bunk’Art2, muzeu gjigant i nëndheshëm që u inaugurua ditën e sotme në prani të kryeministrit Edi Rama e përfaqësues të tjerë të qeverisë. Ikonomi tregoi me shifra vlerën e projektit.

“Ky muze, si projekt, është i financuar nga IADSA, është i zbatuar nga MZHETTS në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Qendrën  URA, me një vlerë prej 53 milion lekë, me qëllimin: “ Ruajtja dhe pasurimi i trashëgimisë historike dhe kulturore të Shqipërisë si dhe njohja/vënia në dispozicion për turizmin”.

Më pas, ministrja bëri një ekspoze të muzeut.



[gallery]19735[/gallery]
Çelja e Bunk’Art 2 ka zgjuar interes të menjëhershëm të publikut pas inagurimit. Nuk kanë kaluar vetëm pak minuta nga ceremonia dhe qytetarë të Tiranës të moshave të ndryshme kanë vërshuar në hyrje të muzeut.
Ka pasur ndër ata vizitorë që kanë rrëfyer se kanë punuar në diktaturë, sekretarë të partisë ose në institucionet e shtetit dhe shumë pjestarë të familjeve të burgosura dhe të persekutuara nga regjimi.
Muzeu do të hapet për publikun nesër e cdo ditë nga ora 10:00 deri në orën 19:00, ndaj të pranishmit që kanë shprehur interes kanë premtuar kthimin ditën tjetër.

Bileta për hyrjen në instalacionin artistik, do të kushtojë 500 lekë për të rriturit, ndërsa për pensionistët, studentët dhe nxënësit çmimi do të jetë më i reduktuar.   

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?