Java Austriake, 43 aktivitete edhe përtej Tiranës! Nis me muzikë e ekspozitë, historiani Pichler sjell të fotografuara 'Kioskat' në 5 vjet: Kjo arkitekturë pasojë e diktaturës

18 Tetor 2022, 21:11| Përditesimi: 18 Tetor 2022, 23:13

  • Share

Simbolet e Austrisë dhe Shqipërisë janë një formë më shumë për të celebruar mikpritjen e miqësinë mes dy vendeve.

Indie-rock nga Austria e muzikë bashkëkohore austro -shqiptare nga DJ Jane Amer, Java Kulturore Austriake u çel mbrëmjen e së hënës në ambientet  e Tulla Center.

"Në një kohë që po avancon rruga e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian, më duket e vështirë që situata të përparojë bazuar vetëm në kontakte në nivele zyrtare, por duhet edhe shkëmbimi mes shoqërisë civile. Në vitin 2018 ne patëm një sërë  aktivitetesh kulturore, e tani nisim me Javën Kulturore Austriake", thotë Ambasadori i Austrisë Christian Steiner.


"Ka një fije që lidh të gjitha eventet, që është dëshira për të rigjetur njëri-tjetrin, ku arti e kultura ndihmojnë, në këtë rast edhe përmes Javëve Kulturore që organizon Ministria e Kulturës", thotë Ministrja e Kulturës Elva Margariti. 

Ekspozita “Kioska” mban firmën e fotografit e historianit Robert Pichler. Një projekt që zuri fill krejt rastësisht gjatë një udhëtimi të tij në Gjirin e Lalëzit në vitin 2011. I dedikohet arkitekturës së improvizuar me idenë e  përkohësisë. Pasojë kjo sipas Pichler e kalimit nga shteti mbikëqyrës komunist në një ekonomi tregu të shfrenuar.

"Për mua ideja për të studiuar historinë shqiptare nga periudha Osmane në atë të Diktaturës, është tepër e lidhur me përkohësinë, si pasojë dramatike e ndryshimeve të sistemeve, dhe kjo është ideja që qëndron pas ekspozitës", thotë historiani e antropologu Robert Pichler. 

Java Kulturore Austriake përfshin 43 aktivitete nga fusha të ndryshme, të shtrira edhe në Vlorë Durrës e Shkodër dhe zgjat deri në 23 tetor.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?