Çelet ekspozita 'Të prekësh të padukshmen', i pranishëm edhe Rama: Pa Bujar Lucën, historia bashkëkohore e arteve pamore shqiptare, do ishte më e varfër

1 Nëntor 2023, 20:03| Përditesimi: 1 Nëntor 2023, 20:33

  • Share

Qendra për Hapje dhe Dialog (COD), në Kryeministri u kthye këtë mbrëmje në hapësirën promovuese për një tjetër artist shqiptar, Bujar Lucën, i cili vjen për herë të parë në këtë hapësirë pas 33 vitesh jetese në Francë, me ekspozitën e tij “Të prekësh të padukshmen”, ku ekspozohen 71 vepra arti, të mediumit pikturë, vizatim dhe grafikë,  të përzgjedhura,  si një retrospektivë e krijimtarisë së tij artistike.

Në çeljen e ekspozitës përshëndeti edhe Kryeministri Edi Rama, i cili vlerësoi talentin  dhe kontributin e artistit në historinë bashkëkohore të arteve pamore shqiptare.

“Ti je një nga ata të cilët i japin historisë bashkëkohore të arteve pamore shqiptare diçka pa të cilën kjo histori do ishte më e varfër.” – u shpreh Kryeministri Rama.

“Bujari ka vazhduar t’i qëndrojë shumë besnik diçkaje që unë në fakt e  kisha të vështirë ta formuloja, por e formuloi Bujari në fjalët e tij, kur tha realiteti i idealit tim dhe besoj që në njëfarë mënyre punët e tij janë dhe autoportrete shpirtërore të tijat, të cilat flasin shumë për atë që Bujari është në raport me pasqyrën dhe në raport me mjedisin apo botën. Dua të shtoj vetëm një komponent që përsëri lidhet me atë çfarë po them, që ka të bëjë me aktivitetin e Bujarit jashtë studios, i cili është një aktivitet i jashtëzakonshëm në një vend që është shumë i pasur në traditë, por është dhe shumë i pasur në burime njerëzore kur flasim për operan, kur flasim për teatrin.”- u shpreh Rama ndër të tjera.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur për publikun, në datat 02 nëntor - 30 dhjetor 2023.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?