Çelet ekspozita ‘ditët e kujtesës’ në Korçë, Godole: Mundësi që të rinjtë të njohin historinë

25 Shkurt 2022, 17:04| Përditesimi: 25 Shkurt 2022, 17:09

  • Share

Me një ekspozitë fotografish që risjell në kujtesë krimet e periudhës së regjimit komunist, edicioni i 7-të i “Ditëve të Kujtesës” është ndalur këtë të premte në qendër të qytetit të Korçës.

Dokumente dhe figura historike të përndjekurve politikë në kohën e errët të diktaturës vijnë në qendër të ekspozitës ku morën pjesë qytetarë e studentë të shumtë të cilët firmosën dhe peticionin për dekomunistizim dhe drejtësi.

“Një popull që harron të kaluarën është i vdekur. Ato që ka përjetuar ky popull në veçanti. Mos harroni edhe Korça ka një dozë të madhe persekutimi se ka qene rreth kufitar. U persekutua që të ngjallej ajo psikoza e frikës dhe dhunës”, u shpreh Ylber Merdani, kryetar nderi i Shoqatës së ish të Përndjekurve Politikë, Korçë.

Jonila Godole, Drejtuesja e Institucionit për Demokraci, Media dhe Kulturë e quajti ekspozitën një mënyrë për të sjellë një kujtesë simbolike për brezat e rinj që ende nuk i njohin atë pjesë të së kaluarës historike të vendit.

“Shpresoj shumë që ta zgjerojmë këtë ekspozitë dhe të jetë dikur edhe pjesë e përhershme e muzeut të Korçës. Me anë të këtyre aktiviteteve ne synojmë edhe ndërgjegjësimin e brezit të ri, i cili po rritet pa një kujtesë historike”, tha Jonila Godole, Drejtuesja e IDMC.

"Ditët e Kujtesës” organizohet për të shtatin vit radhazi në Shqipëri nga Instituti për Demokraci, Media dhe Kulturë, në bashkëpunim me Fondacionin gjerman “Konrad Adenauer” që nga viti 2016.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Baxhella: 26/02/2022 09:07

    Komunistet bejne ekspozita me nderim dhe nostalgji per komunistet. Rrace kurvash dhe laviresh. Pasardhes te sovjeteve na ngrehin karin duke na treguar se cfare kane bere te kuqte ne Shqiperi.

    Përgjigju
  • Maks: 25/02/2022 17:24

    Mos ki merak o gadeleshe sepse un femjvs te mi ua kam treguar qe xhaxhallaret ti vrau balli duke ja dorzuar gjermanit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?