Çelentano në Shqipëri? Mori: E
dimë inisiativën e shqiptarëve

11 Tetor 2012, 00:30| Përditesimi:

  • Share
ITALI - I madhi Adriano Çelentano është kthyer përsëri në skenë dhe ia del fuqishëm. Mbrëmja e dytë e "Rock Economy" në Arenën e Veronës, është ndjekur mesaratarisht nga 9 milionë e 112 mijë spektatorë. Ndërkohë që bashkëshortja e tij, Claudia Mori, njëkohësisht dhe zëdhënëse për median e Çelentanos, thotë se janë tepër entuziastë. “Më mirë se kaq nuk mund të bëhet”.

Çifti Çelentano, është shprehur i kënaqur edhe për faktin se shumë spektatorë kishin ardhur nga Argjentina, Brazili dhe Rusia. Madje ato ishin në dijemi edhe për inisiativën e një gurpi shqiptarësh për të ftuar Çelentanon në Shqipëri për të dhënë një koncert, por nuk dihet sa mund t’ia lejojë shëndeti këngëtarit 74 vjeçar, i cili vazhdon të mbajë pas vetes miliona fansa.

"Në Verona ishin të pranishëm shumë spektatorë nga e gjithë bota, ishin amerikanë, anglezë, argjentinas, brazilianë dhe shumë rusë. Kjo na dha një surprizë të këndshme. Kemi mësuar dhe për inisiativën që është ndërmarrë në Shqipërië për të mbledhur firmat dhe për të detyruar qeverinë të organizojë një koncert për Adrianon. Atij gjithmonë i kanë pëlqyer koncertet dhe i pëlqen të takojë publikun. Fakti është se nuk mund të udhëtojë me avionë. Të dyve nuk na pëlqejnë trenat e sotëm pasi ecin me shumë shpejtësi. Dhe për të thënë të vërtetën kemi shumë vështirësi të udhëtojmë me makinë sepse në galeri vuajmë nga klaustrofobia. Dmth jemi të patransportueshëm” - u shpreh gruaja e Çelentanos, Claudia Mori.

(b.m/sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?