Çela u largua pas grushteve në pankinë, prezantohet Resuli: Nder dhe përgjegjësi të jem te Flamurtari

30 Nëntor 2023, 13:22| Përditesimi: 30 Nëntor 2023, 18:01

  • Share

Dritan Resuli është trajneri i ri i Flamurtarit. Vlonjati është rikthyer të drejtojë ekipin pas shkarkimit të Emiljano Çelës, i cili u sakrtifikua pas humbjes që Flamurtari pësoi në Ballsh. 47-vjeçari foli për herë të parë pas rikthimit, duke pohuar se të drejtosh këtë skuadër është nder.

“E pranova me kënaqësi ftesën dhe rikthmin sepse për të drejtuar Flamurtarin është ndienjë në rradhë të parë pastaj përgjegjësi dhe detyrim. Më pas vjen pjesa profesionale,”-u shpreh Dritan Resuli, trajner i Flamurtarit.

Emiljano Çela u largua më së shumti edhe për faktin se në skuadrën pati shumë përplasje mes lojtarëve, aq sa në ndeshjen e fundit disa prej tyre u zunë me njëri-tjetrin me grushte në pankinë.

Ky është sezoni i dytë që Flamurtari pretendon ngjitjen në Superligë, pasi sezonin e kaluar dështoi në ‘play-off’. Aktualisht ekipi vlonjat renditet në vendin e katërt me 24 pikë, 8 më pak se Bylisi kryesues dhe dy më pak se Elbasani i vendit të dytë.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?