Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim dhe kryeprokuori Olsian Çela

Politikë

Çela mesazh prokurorëve: Intensifikoni hetimin për krimet zgjedhore! Kim: Askush s'është mbi ligjin

29 Prill 2021, 18:18| Përditesimi: 29 Prill 2021, 18:39

  • Share

TIRANË- Kur kanë kaluar 5 ditë nga mbajtja e zgjedhjeve, Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela u ka bërë thirrje të gjithë prokurorëve që të intensifikojnë hetimet për krimet zgjedhore. Ai i ka dërguar një udhëzim të gjithë vartësve të tij me disa udhëzime.

"Në fazën e hetimeve paraprake, vlerësimi dhe trajtimi me prioritet dhe në afate optimale, i çdo referimi apo kallëzimi për veprat penale që prekin zgjedhjet e lira dhe sistemin demokratik të zgjedhjeve, ose të çdo vepre tjetër penale që dëmton procesin zgjedhor, i ekzistencës së kushteve/kritereve ligjorë për regjistrimin e procedimit penal, i bashkërendit me KQZ për kallëzimet e paraqitura prej tij, dhe/ose me agjencitë ligjzbatuese të specializuara për kryerjen e hetimeve proaktive, duke përdorur mjetet e posaçme të hetimit dhe rritjen e intensitetit të hetimeve për këto vepra penale", shkruhet në këtë dokument.

Lidhur me këtë ka reaguar edhe ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim ku thekson se "askush nuk është mbi ligjin".

"Prokurori i Përgjithshëm Çela u ka kërkuar të gjithë prokurorëve të intensifikojnë hetimin dhe ndjekjen penale të krimeve elektorale. SHBA e mbështet fuqimisht këtë thirrje. Reforma në Drejtësi kërkon që prokurorët të kryejnë detyrën e tyre me pavarësi dhe integritet. Askush nuk është mbi ligjin", shkruan Kim.

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?