Çela: Krimi i organizuar në Elbasan po rritet! Shqipëria nuk mund të kthehet në Siçilinë e viteve ’70

5 Tetor 2020, 12:27| Përditesimi: 5 Tetor 2020, 12:28

  • Share

Në vizitën e tij të parë në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor të Elbasanit, Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela ka bërë deklarata të forta.

Niveli i krimit është në rritje, në qytetin e Elbasanit dhe nuk po bëhet fjalë për nivelin e krimit të zakonshëm por kemi të bëjmë me krimin e organizuar. Këto kërkojnë vëmendje të veçantë nga strukturat e shtetit, nuk mundet që një qytet të kthehet në skenë lufte mes bandave për kontrollin e territorit. Kjo është maja e ajsbergut të asaj çka po ndodh në qytetet e tjera të Shqipërisë. Niveli i bashkëpunimit me strukturat e shtetit të ngrihet në nivele të tjera. Ne nuk na mungon eksperienca.

Të mbështesim Prokurorinë dhe Policinë e Elbasanit me të gjitha mjetet që ata do të kenë nevojë. Përgjigja për situatën që po ndodh në Elbasan nuk mund të jetë vetëm përgjegjësi e Policisë dhe Porkurorisë në Elbasan, ka struktura të tjera në nivel qëndror që duhet të përfshihen, ashtu siç duhet të koordinohet puna me Prokurorinë e Posaçme.

Ne po përballemi me një situatë aspak të zakonshme, të rinjtë e Elbasanit nuk mund të rekrutohen nga bandat. Nuk mund të jetë kjo prespektiva e tyre. Shqipëria nuk mund të kthehet në Siçilinë e viteve ’70. Asnjë para nga fondet publike nuk duhet të shkojë në bizeset që kanë ngritur organizatat kriminale. Kjo është e patolerueshme.

Çdo element i evazionit fiskal duhet të hetohet nga instituicionet e porsangritura. Çdo aset me origjinë të jashtëligjshme duhet të hetohet. Nëse nuk godasim asetet e krimit, nuk do të kemi sukses. Edhe veprimet e dhunshme në rrugët e qyetit, nga to mund të dalin lidhje me elementë të grupeve kriminale. Ka nevojë për një qasje strategjike, të ngrihet niveli i organizimit.”-tha Olsian Çela.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Boss ene Trim: 05/10/2020 17:08

    Po ku ka kellqe ky per kete pune !!! Ata prokuroret dhe gjyqtaret e korruptum jan band kriminale pervete !!! Ata bastard kujtojn se lirojn nai “gangster” e kujtojn se jan dikushi !! Bojn Edhe si te fort neper zyra por harrojn qe ka mo TRIMA SE KETA RRACDERRA DHE ATA QE LIROJN . Keta tradhetojne njeri tjetrin me informacione te bandave !!! Te gjitha bandat kan prokuroret dhe gjyqtaret e vet , HORROR . Takohen me persona te inkriminuar neper palestra , nga liqeni me demek per vrap !!!!!! Kujtojn gra e moter q*rat se I ter populli eshte dele Po se din qe ka dhe dema midis tyre . Amerika dhe Be Po mos vazhdojn talljen me popullin ton duhet tja konfiskoj te gjitha pasurit qe kan Edhe ne emrat e shoferave dhe der te komshinjt e baxhanakeve , lug , pirunj motrat tja marin , klasa me e degjenerume e shoqeris shqipetare . Ja u marshin kollovaret e vajzave dhe ju bofshin femijet mallista , se ca nga ju e kan fillu vet ket sport . PS : Gramoz Levanaji te Fala Gezim Pede Veleshnjes .

    Përgjigju
  • Vlonjati: 05/10/2020 15:19

    Neqoftese vazhdon keshtu do te hedhin lule politikanet te paret Mos thuaj qe ste thashe. Se nuk je ti me i forte se mafia e politikes shqiptare

    Përgjigju
  • Ligji: 05/10/2020 14:15

    Futja nje dore gjume mbas deklarates o pule frigoriferi qe je me keq se kukulla e leckes Arta Marku. Turp

    Përgjigju
  • UKU MOMLIT: 05/10/2020 13:01

    Bravo o prokuror i pergjitheshem! Fole si prokurori partise! Asnje ndryshim dhe motamo si paraardhesi llallalikes! Keshtu te do partia dhe fushata e vjedhjeve,me fal e zgjedhjeve......ushtar te bindur dhe propagandues te flakte!

    Përgjigju
  • LORA: 05/10/2020 12:40

    Retorike e shpifur politike.Zhgenjim total. Ky Olsian Cela qenka out fare. Kujt ia kerkon ky permbushjen e detyrimeve te tij?Deri tani, asnje produkt nuk shoh prej tij. Me cfare e justifikon rrogen ky prokuror i pergjithshem?Ky,nga menyra si flet,duket se ka marre stafeten e llalles,per te bere zanatet e llallerise.Guximi i marre i tij per te fajesuar nje qytet,Elbasanin,buron vetem nga mefshtesia e tij ne raport me detyren. Vetem Policia e Shtetit eshte ne permbushje te perditshme te detyres se saj. Tung.

    Përgjigju
    • zen: 05/10/2020 12:56

      Bravo ......ky duket se jeton ne nje realitet paralel ose komplet virtual

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?