Kryeministri Edi Rama

‘Çeku i bebes’, Rama poston arritjen: Në 1 vit, 72.183 fëmijë përfituan bonusin me një financim prej 5 mld lekësh

24 Shkurt 2021, 12:27| Përditesimi: 24 Shkurt 2021, 12:40

  • Share

Kryeministri Edi Rama, përmes një “Instastory”, ka publikuar 100 arritjet e qeverisë në mandatin e dytë.

Teksa jemi 60 ditë larg nga zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, Rama ka publikuar, në formën e një kuici, duke shtruar pyetjen se sa fëmijë kanë përfituar bonusin e bebes gjatë vitit 2019-2020.

Përgjigjen e ka dhënë kryeministri duke theksuar se bonusin e kanë përfituar plotë 72.183 bebe me një financim prej 5 mld lekësh.

Bonusi i bebes, është një politikë e re sociale që po zbatohet nga qeveria prej 1 janarit 2019 dhe mbështet familjet e reja pavarësisht statusit social-ekonomik.

"S'ka kohë për pushim", shkruan Rama në fund. 

 

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?