Sejfulla Myftaraj

Cekja i Beratit tregon momentet më të vështira të jetës. Kam shtypur një person me makinë

16 Prill, 15:09| Përditesimi: 16 Prill, 15:15

  • Share

Aktori Sejfulla Myftaraj i njohur si Cekja, ka rrëfyer së fundmi në një intervistë ato që i cilëson si dy momentet më të vështira në jetën e tij.

I ftuar “Quo Vadis”, ai ka treguar se në vitin 2003 ka aksidentuar një person dhe se që pas atij momenti ka kaluar vështirësi, ndërsa shton se nuk doli në televizion rreth një vit. Për këtë periudhë të “errët” ai falenderoi familjen për mbështetjen e dhënë.

"Kanë qenë dy momentet më të vështira të jetës time, aksidenti ku shtypa një person dhe kur theva këmbën, sidomos aksidenti, më ngeli gjatë në memorie. Shumë e vështirë, gati një vit nuk dola në televizion, kaq keq u fiksova. 2-3 muajt e parë e kisha të vështirë, nuk shkëputesha dot. Aksidentin asnjë nuk do ta bëjë.

Ishte një gjë, sepse ishe në qendër të vëmendjes,  ndërkohë kur erdhën të gjitha televizionet, thosha që nuk kam bërë heroizëm. “O Ceke”, më thanë “Je dikush, ke bërë aksident”. Në momentin kur dhashë intervistën u preka, kishte njerëz dashakeqës që thoshin "Shih çfarë aktori është po bën sikur është prekur dhe po qan", thotë ai.

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?